GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ish ministri grek i Financave ndalohet të hyjë në Gjermani, shkak fjalimi pro Gazas

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish ministri grek i Financave ndalohet të hyjë në Gjermani, shkak fjalimi pro Gazas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet gjermane kanë ndaluar ish ministrin grek të Financave në qeverinë Tsipras në vitin 2015, Yanis Varoufakis, të hyjë në Gjermani, për shkak të një fjalimi që do të mbante në një konferencë për Gazën, kundër Izraelit dhe në favor të Palestinës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Varoufakis me postimin e tij në rrjetet sociale, ku shprehet se Ministria e Jashtme gjermane lëshoi një “Betätigungsverbot” (ndalim aktiviteti) ndaj tij dhe dy akademikëve të tjerë, pas një ndërhyrje të forcave policore në konferencën për Palestinën që do të mbahej në Berlin.

“Kjo nënkupton jo vetëm ndalimin e hyrjes në Gjermani, por edhe ndalimin e pjesëmarrjes dhe aktivitetit online në ngjarjet politike në vend me qeverinë gjermane që kapërcen të gjitha kufijtë e autoritarizmit”- thotë Varoufakis, kreu I MeRA25 të Greqisë, në një video që ka shpërndarë nga llogaria e tij në rrjetin X.

Dy personat e tjerë për të cilët u dha një ndalim përkatës janë akademiku Salman Abu Sitta dhe kirurgu, rektori i Universitetit të Glasgow-it Ghassan Abu Sittah, i cili madje u arrestua dhe iu nënshtrua një marrje në pyetje prej tre orësh në aeroportin e Berlinit. Të dy, së bashku me Yanis Varoufakis, do të merrnin pjesë në Konferencën për Palestinën të organizuar nga “Zëri Çifut për Paqe” dhe partia MeRA25 e Gjermanisë, me një kërkesë qendrore “armëpushimi dhe ndalimin e gjenocidit në Gaza”.

Yanis Varoufakis thotë gjithashtu se “mungesa e demokracisë në Evropë po bëhet gjithnjë e më e madhe dhe se Gjermania, para së gjithash, e di më mirë se çfarë rreziqesh fsheh ky qëndrim. Është koha që qytetarët demokratë të marrin një qëndrim kundër një Evrope që po zhytet përsëri në errësirë”, thotë ai.

Lajme të lidhura

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)
Aktualitet

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

15:01 - 04/11/26
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Fitore e dyfishtë për demokratët, marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve
Botë

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Fitore e dyfishtë për demokratët, marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve

07:48 - 04/11/26
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim
Botë

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Para
Sezon fantastik në Kategorinë e Parë, Elbasani ngjitet në elitë (VIDEO)

Sezon fantastik në Kategorinë e Parë, Elbasani ngjitet në elitë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shuhen shpresat e tifozëve kuqezi, ndeshja me Bjellorusinë do të luhet pa spektatorë në Budapest
Sport

Shuhen shpresat e tifozëve kuqezi, ndeshja me Bjellorusinë do të luhet pa spektatorë në Budapest

11:43 - 05/11/26

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën C të UEFA Nations League ndaj Bjellorusisë,...

Lexo më shumë
Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan

Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër

11:38 - 05/11/26
Dëshmia e Nuredin Dumanit: Si u njoha me Erion Alibejn dhe Talo Çelën. Ja kur vendosa ta vras

“Plumbi i Artë”, SPAK kërkon 292 vite burg për 15 të pandehurit, për Dumanin 10 vite

11:22 - 05/11/26
“Rama në burg, Belinda në burg”, jehojnë thirrjet në protestën e studentëve dhe qytetarëve te Ministria e Arsimit

Studentët dhe shoqëria civile në Kushtetuese, depozitojnë tre ankime kundër akteve të qeverisë: Kufizojnë të drejtën për protestë

11:17 - 05/11/26
Tabaku: Shqiptarët po kërkojnë më shumë Europën, ndërsa Rama më shumë pushtet

Tabaku: Shqiptarët po kërkojnë më shumë Europën, ndërsa Rama më shumë pushtet

11:00 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com