GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ish-oficeri Emiliano Nuhu: Taulant Balla ishte në zyrën time, kur më kërcënuan me pistoletë në kokë

22:08 - 10/07/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-oficeri Emiliano Nuhu: Taulant Balla ishte në zyrën time, kur më kërcënuan me pistoletë në kokë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-oficeri i policisë Emiliano Nuhu, duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV ka treguar për kërcënimin me armë në zyrën e tij në komisariatin e Policisë së Fushë Krujës, ku i pranishëm ka qenë edhe Taulant Balla, sot ministër i Brendshëm i emëruar nga Edi Rama.

Nuhu tregon se Balla ka qenë aty në zyrë bashkë me Rrahman Rrajën, dhe e ka përçmuar.

‘Taulant Balla ka qenë prezent në zyrën time në 21 korrik të vitit 2018, rreth orës 21:00-21:30 minuta dhe ka qenë i shoqëruar nga ish-deputeti Rrahman Rraja, Artur Bushi kryetar i bashkisë së Krujës dhe i vëllai i ish-deputetit, ka qenë në zyrën time.

Më kanë kërcënuar, Balla ka mbajtur një rol përçmues ndaj meje si numri 2 i PS-së. Në momentin që unë jam kërcënuar me armë në zyrën time. Në zyrën e shtetit nuk u kërcënua fizikisht Emiljano Nuhu, por unë përfaqësoja institucionin e policisë.

Jam kërcënuar në prezencë të Taulant Ballës dhe kanë qenë prezentë edhe persona të tjerë dhe muhabeti është agravuar pasi unë nuk pranoja të mos vazhdoja procedurat, ose detyrat që kisha marrë nga prokurorja, sepse do ta arrestoja djalin e deputetit.

Këtyre u dukej e çuditshme që unë u qëndroja fort detyrave që kisha marrë. Personi në fjalë që nxori armën u bë agresiv sepse e ndjente vetëm shumë superior ndaj meje, nuk duroi dot dhe nxori armën dhe më kërcënoi e më tha do të zhduk.

Dhe Taulant Balla, jo si një përfaqësues i shtetit, por si pjesë e krimit të organizuar tha; hiqe pistoletën se nuk i bën këto gabime ky oficeri.

Nëse deklarimet e mia nuk janë të vërteta, pse prokuroria, policia nën drejtimin e Ramës u munduan të mos bëjnë publike pamjet e kamerave të policisë së Fushë Krujë, ishin këta persona apo nuk ishin. Pse nuk i bënë publike.

Pas këtyre denoncimeve prokuroria e Tiranës ka hapur një procedim penal ndaj meje për shpërdorim detyre dhe personave që ishin të pranishëm. Nga të gjitha veprimet që ka kryer prokuroria e Tiranës për të gjithë personat që unë kam kallëzuar ka pushuar procedimin penal, kurse ndaj meje vazhdon procedimi penal, dhe nuk më jep mundësinë që të njihem me provat që ndodhen në dosje.

Nëse unë do kem mundësi të marr kopje të dosjes, aty do të duken të gjitha veprimet që ata kanë bërë për të mbuluar praninë e Taulant Ballës aty’, tha Emiliano Nuhu në SYRI TV.

Etiketa: Emiliano Nuhu

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, dy të vdekur dhe katër të plagosur

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26

Ministria e Shëndetësisë ka ndërhyrë në çmimet e barnave në mënyrë të paprecedentë. Për disa barna me përdorim të gjerë,...

Lexo më shumë
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com