GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti Bamir Topi foli sot në News24 mbi protestat e studentëve ditët e fundit në Tiranë dhe qytete të tjera.

Topi thekson se qytetarët nuk e durojnë më sjelljen arrogante dhe megalomane të kryeministrit Rama.

Sipas tij, qasja e Ramës me karrige dhe stola çdo mëngjes te kryeministria është jo serioze.

Nga ana tjetër, institucionet dhe qeveria shton Topi, janë në një errësirë totale sa i përket dhënies së transparencës çka e shton dhe më shumë revoltën.

Bamir Topi: Edi Rama sot mund të ndjehet i qetë për këtë që ka  ndodhur, sepse kur filluan protestat zëri kryesor në media nuk janë problemet e mëdha që ka qeverisja e tij, korrupsioni i njerëzve të tij, dhe ky ka hyrë në një lloj ekuivalence të fajit, e ka fajin ne, policia apo protestues.

Sot nuk shoh ndonjë lajm që presidenti ka thirrur kryeministrin. Për më tepër që sot është jashtë Shqipërisë. Nuk ka një apel publik. Ka një detyrim. Ai nuk ka shkuar atje si një njeri i stafit të kryeministrit. Kam qenë nënkryetar i PD kam pasur rrobën politike dhe në fund kur shkova atje thashë nuk i takoj më asnjë partie i takoj shtetit, debatet e mëdha i kam bërë me personin që sot është në opozitë.

Sot është institucioni i një njeriu, megaloman, arrogant, cinik dhe jo më larg se dy orë më parë kam dëgjuar një mesazh të presidentit Matarela, që u vendos në pozicion të kundërt me retorikën e qeverisë italiane. Burrë shteti, një burrë i maturuar që sheh përte interesave të x apo y. Tha mos shikoni me indiferentizëm rininë sot. Madje akoma më shumë, mos e shikoni me cinizëm sepse rinia ka nevojë të vlerësohet se në ç’stad është. Të shikohet se pas kësaj rinie ka familje që financiarisht nuk janë në gjendje, prandaj qeveria duhet të asistojë formimin e tyre.

Dil në trotuar vë karrige, stola, nuk është serioze. Ka mënyrën e vet ekstravagante, por kjo shoqëri nuk e duron dot më këtë mënyrë sjellje. Vërtet ti shkon shpërthim simptomash por pasojë e një sëmundje që njeriu e ka diku në trup.

Në rast se realizohen takime konsulta njerëzit e respektojnë institucionin. Në rast se nuk shprehesh nuk më mbetet tjetër të dyshojë mos këto takime janë për të kamufluar një situatë që nuk kamuflohet dot më. Këta njerëz që shkojnë atje shkojnë me një ftesë por nuk janë vendimmarrës. Përgjegjësia është e presidentit.

Unë pres, duke bërë atë parashtresë, pres apel. Njerëzit duan të dinë mendimin e presidentit. Mendimi nuk është një prononcim i përgjithshëm. Cili është raporti me kryeministrin? A ka transparencë ky vend? Duhet të dalim nga kjo errësirë informative. Ka një errësirë. Këtu nuk është puna me kap dikë pas shtyllës. Transparencën duhet ta kenë ata me pushtet. Sepse aty është errësira më e madhe.

Etiketa: Bamir TopiEdi Ramaish-presidentiKryesore1

Lajme të lidhura

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit
Aktualitet

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani
Aktualitet

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Para
‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com