GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-prokurori: Rama ndërtoi një sistem ligjor në shërbim të narkotrafikut

22:43 - 16/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Reportazhi i ZDF: A mund të pranohet në BE një vend autokratik me struktura mafioze?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë Rama, duke zbuluar një prapaskenë të frikshme të lidhjes mes Reformës në Drejtësi dhe narkotrafikut.

Sipas Becit, pas vitit 2013, u ndërtua një infrastrukturë ligjore që nuk luftoi krimin, por i hapi rrugën kapjes së shtetit nga krimi i organizuar.

Reforma në Drejtësi sipas tij u kthye në një mjet për të dobësuar organet e drejtësisë dhe për të mbrojtur interesat e narkopolitikës.

“Duhet ta shohim në një kronologji të qartë, e cila patjetër duhet të ndërthurë infrastrukturën ligjore, dëshirën e krimit të organizuar dhe bashkëpunimin e politikës me të. Pse them infrastrukturën ligjore? Që nga viti 2013 e në vijim, është ndërtuar një strukturë ligjore që, në vend që të godiste fenomenin e kanabizimit, e lehtësoi dhe e shtriu atë në të gjithë territorin. Fillimisht, me aksionin ndaj Lazaratit u dha sinjali se shteti po vepronte, por në të vërtetë, kjo hapte rrugën për legalizimin informal të kultivimit të kanabisit në mbarë vendin”, tha Beci.

“Paralelisht me Reformën në Drejtësi, u formësua edhe mënyra se si kjo infrastrukturë ligjore do t’i shërbente narkotrafikut. Kjo mund të duket një deklaratë e rëndë, por është realitet. Krimi i organizuar, përveçse tenton të blejë shtetin, strukturat ligjzbatuese dhe individë të veçantë, përmes reformave të nxitura nga politika, ka mundur të krijojë një sistem që i shërben interesave të tij.

Me pak fjalë, Reforma në Drejtësi goditi Prokurorinë dhe Gjykatat, duke përdorur dëshirën e sinqertë të opinionit publik për ndryshim si justifikim. Në këtë proces, nisi të funksionojë e ashtuquajtura “narkopolitikë”, e cila në pamje të jashtme duket moderne dhe pro-evropiane, por në thelb është një infrastrukturë që favorizon trafikun e lëndëve narkotike”, shtoi ai.

“Para Reformës, ndjekja e trafikut të drogës ishte kompetencë e vetme e Prokurorisë për Krime të Rënda. Kjo qasje kishte dy qëllime të qarta: së pari, të minimizonte rrezikun e korruptimit të zyrtarëve dhe, së dyti, të garantonte një nivel të lartë specializimi në hetimet që kërkojnë metoda të avancuara dhe të posaçme.

Sot, kompetenca për hetimin e trafikut të lëndëve narkotike nuk është më në duart e SPAK-ut, por e Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm. Kjo është një goditje direkte ndaj seriozitetit të luftës kundër krimit të organizuar dhe një dobësim i qëllimshëm i strukturave që duhej ta mbanin vendin të pastër nga narkotrafiku”, vijoi më tej.

Etiketa: Edi Ramaeugen beci

Lajme të lidhura

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani
Aktualitet

Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

20:28 - 01/02/26
Para
Kapllanaj ironizon Berishën: Plak i padëshiruar, merr në telefon 10 njerëz për antimitingje

Përplasja/ “Doli nga mjeti dhe mbushi pistoletën”, Kapllanaj tregon versionin e tij: Pati edhe konfrontim fizik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht...

Lexo më shumë
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

20:28 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com