GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-punonjësit e Parkut të Autobusëve: Prej 10 vitesh, Veliaj na mban lekët e fituara me gjyq

20:16 - 17/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-punonjësit e Parkut të Autobusëve: Prej 10 vitesh, Veliaj na mban lekët e fituara me gjyq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emisioni “Fol” kishte këtë të mërkurë në fokus punonjësit e ish-ndërmarrjes së Transportit Urban në kryeqytet, e cila u shkri me vendim bashkie në vitin 2013. Fill pas këtij vendimi u flakën në rrugën qindra punonjës, të cilët nuk u morën kurrë në punë. Edhe kur i fituan gjyqet me Bashkinë, kjo e fundit s’do t’u japë paratë të cilat ua ka dhënë gjykata.

Sabri Meçja, 58-vjeç, thotë se ka punuar 29 vjet fatorino, dhe ka 29 rroga për të marrë në total, sipas vendimit të gjykatës.

“Ndodhi e pabëra, që me një vendim të Bashkisë Tiranë 153 punonjës u pushuan nga puna. Bëmë protestë dhe salduan derën e Parkut që mos hynim brenda. Pastaj hapëm gjyq. Zgjati 3-4 muaj, vendimi i gjykatës ishte që të më ktheheshin 29 rroga. Kemi që në 2014-ën që s’kemi marrë rrogat tona. Kanë vdekur 15-16 veta dhe s’i kanë marrë rrogat. Kam shkuar 10 herë te bashkia e Veliajt dhe s’na pret, as nuk na kthen përgjigje”.

Një tjetër ish-punonjës bën me dije se janë detyruar “të fusin mik Gramoz Ruçin për të takuar drejtorin e bashkisë. Na priti, na mbajti me fjalë të mira, dhe pastaj na eliminoi fare!”.

Një ish-drejtues autobusi bën me dije: “Kam parë të marrë 6 milionë lekë. Kam punuar shofer autobusi që nga 1984 deri në 2013-ën. Pastaj më flakën në rrugë. Kam punuar 5 vjet me linjën e Sanatoriumit dhe kam dalë në pension tani”.

Sipas një ish-punonjësi ngërçi qëndron në Bashkinë e Tiranës, pasi Thesari i ka bllokuar paratë dhe pret firmën nga bashkia. Petref Hyka 75 vjeç, i cili thotë se ka punuar si shofer që në 1968 shprehet:

“Janë 25 kërkesa që kam bërë në bashki. Kam kërkuar juristen dhe s’del gjallë në botë. Kam hyrë brenda në bashki dhe më ka nxjerrë polici përjashta. Këta në thonin ne që ju jeni shoqëri aksionere. Ne asnjëherë s’kemi pasur as nipt, as numër llogarie, kemi qenë ndërmarrje e bashkisë, jo sh.a. Kam 20 paga për të marrë. Këta t’i marrësh një nga një dhe t’i futësh në burg!”.

Ndërkohë, një tjetër ish-punonjës hedh akuza të rënda ndaj drejtorit të Erion Veliajt, Enton Punavijës, i cili është nën hetim për dosjen “5D”, si dhe ndaj Luan Hafizit.

“Sh.A. u bë vetëm për të vjedhur pasurinë, kontributin e të gjithë punonjësve dhe ta administrojë si të dojë Erion Veliaj apo dikush tjetër dhe kjo ka ardhur prej kohësh. Urbani i Tiranës është shkatërruar nga Enton Punavija dhe drejtori Luan Hafizi me shokë. Edhe sot Luan Hafizi që është i akuzuar për shkatërrimin e urbanit të Tiranës, këta dy persona kanë shitur linjat e urbanit, prandaj dhe nuk kthehet në shtet se ështl tepër e vështirë, se janë shitur linjat. Janë shitur linjat te operatorët privatë dhe shumë linja janë administruar nga Enton Punavija dhe Elton Havizi, i cili ka qenë drejtor i urbanit dhe sot është në transportin e Bashkisë së Tiranës, i privilegjuar. Domethënë, detyrën që i kanë dhënë këtij personi për të shkatërruar urbanin, sot e kanë vlerësuar duke e çuar në degën e transportit të Bashkisë Tiranë. Enton Punavija do shkojë në burg për gjëra të tjera, por jo për transportin urban që janë vjedhur miliarda dollarë. Janë vjedhur nëpërmjet pjesëve të këmbimit, urbaneve, Ku janë urbanet sot?, vaji, nafta, vetë objektet. Ku janë objektet? Janë shkatërruar edhe objektet dhe ajo është pronë e punonjësve të urbanit, janë vjedhur letra me vlerë.”

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Tritol, granata dhe armë, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armatimesh në Fushë-Krujë
Aktualitet

Tritol, granata dhe armë, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armatimesh në Fushë-Krujë

13:43 - 20/02/26
Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës
Aktualitet

Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

12:23 - 20/02/26
Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri
Aktualitet

Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

12:18 - 20/02/26
Para
Zgjedhjet në Kroaci, ‘exit-poll’-et e para nxjerrin fituese partinë e kryeministrit aktual Plenkoviç

Zgjedhjet në Kroaci, ‘exit-poll’-et e para nxjerrin fituese partinë e kryeministrit aktual Plenkoviç

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tritol, granata dhe armë, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armatimesh në Fushë-Krujë
Aktualitet

Tritol, granata dhe armë, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armatimesh në Fushë-Krujë

13:43 - 20/02/26

Në fshatin Zall në Fushë Krujë është zbuluar një arsenal armësh dhe kanabis, të cilat i përkasin Ylli Zallës, i...

Lexo më shumë
Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

12:23 - 20/02/26
Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

12:18 - 20/02/26
“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

11:59 - 20/02/26
U arrestuan në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit

Opozita zbret sot në shesh, reagon policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit

11:53 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com