GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane: Ekonomia e Europës përpara një krize “ekzistenciale”

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryeministri italian thirrje nga PE: Ballkani nuk është kërcënim për Evropën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Europa e ka humbur revolucionin digjital të shkaktuar nga interneti si dhe fitimet në produktivitet që lidhen me të”, konstaton në raportin e tij ish-kreu i BQE-së, Mario Draghi. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen e pati autorizuar 77 vjeçarin Draghi që të bëjë një analizë të aftësisë konkurruese të BE-së. Në të Draghi tërheq vëmendjen, se Bashkimi Europian është i dobët në teknologjitë e reja, që do të nxisin rritjen e ardhëshme ekonomike. Vetëm katër nga 50 sipërmarrjet e mëdha të teknologjisë janë firma europiane.

Në sfondin e konkurrencës nga SHBA dhe Kina ish-kryeministri i Italisë, Draghi vëren, se europianët ndodhen përpara një “sfide ekzistenciale”. Pa produktivitet më të lartë Europa nuk mund “të jetë lider në fushën e teknologjive të reja, as një fanar në përgjegjësinë për klimën dhe një aktore e pavarur në skenën botërore”. Edhe modeli social europian nuk mund të financohet më. Shkruan italiani në analizën e tij strategjike.

“Investimet masive detyrimisht të nevojshme”

Draghi i bën thirrje BE-së për investime masive në ekonomi, mbrojtje dhe mbrojtjen e klimës. Të nevojshme janë edhe “investime minimale vjetore shtesë në vlerën 750 deri në 800 miliardë euro”, këshillon ai. Për t’ia arritur këtij qëllimi ish-shefi i BQE-së rekomandon marrjen e borxheve të reja në bashkësi ashtu sikurse u veprua së fundi në rastin e pandemisë së koronavirusit.

Edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen i konsideron instrumentat për financimin e bashkësisë si të rëndësishme. Por është i mundur edhe përdorimi i mjeteve financiare të vendeit përkatës, ku bëjnë pjesë doganat e importeve dhe kuotizacioni në BE për plastikën, tha von der Leyen e pyetur lidhur me rezistencën e qeverisë gjermane kundër borxheve të reja në bashkësi. Lidhur me këtë duhet të vendosin vendet anëtare të BE-së.

Gjatë kohës së pandemisë BE organizoi një paktë ndihme të financuar me kredi në vlerën e 750 miliardë eurove. Vendet si Italia dhe Franca qysh atëherë kërkojnë një paketë të re duke iu referuar rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen dhe mbrojtjen e klimës. Por Gjermania dhe Holanda borxhet e reja në bashkësi i konsiderojnë si vijë të kuqe.

“Politika për klimën duhet të koordinohet më mirë”

Duke iu referuar sektorëve me emisione gazrash të dëmshme për klimën si në industrinë e rëndë dhe transport, Draghi rekomandon për BE-në, që ta rregullojë më mirë politkën për klimën. Nëse të gjitha masat politike harmonizohen me objektivat për klimën, është “shumë e mundshme, që pakësimi i emisioneve të dioksidit të karbonit, dekarbonizimi në atmosferë, të jetë një shans për rritjen ekonomike”, tha ai në një konferencë shtypi.

Von der Leyen dëshiron që ta bëjë BE-në me programin Green Deal deri në vitin 2050 neutrale ndaj klimës, kjo do të thotë, që Europa të mos emetojë më më shumë gazra të efektit serë nga sa mund të kursejë. Përpara zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së politikania kristiandemokrate gjermane, von der Leyen, në qershor e ndodhur nën presionin e konservatorëve dhe liberalëve, deklaroi se do të bëjë disa lëshime lidhur me kushtet e vendosura për mjedisin.

/DW/

Etiketa: Banka QendroreMario Draghi

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Para
Rrëshqitje dherash në Elbasan-Librazhd, radhë të gjata makinash

Rrëshqitje dherash në Elbasan-Librazhd, radhë të gjata makinash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhbllokohet sfida në Budapest, Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë ndaj Bjellorusisë
Sport

Zhbllokohet sfida në Budapest, Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë ndaj Bjellorusisë

18:39 - 15/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan ndeshjen e fundit të Grupit A të Ligës C të Kombeve në Budapest ndaj...

Lexo më shumë
Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë/ Konflikti për 5 euro i mori jetën shqiptarit, Prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin

Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë/ Konflikti për 5 euro i mori jetën shqiptarit, Prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin

18:03 - 15/11/26
“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…

“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…

17:42 - 15/11/26
Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal

Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal

17:14 - 15/11/26
Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

16:57 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com