GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ish-shefi i FSHF jep versionin për titujt e luftës: Ishin turne fashistë, Tirana fitoi aforfe sepse…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-shefi i FSHF jep versionin për titujt e luftës: Ishin turne fashistë, Tirana fitoi aforfe sepse…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit në vitet 1982- 1988, Kristaq Miço, jep versionin e tij pse titujt e luftës nuk njihen.

Ai ka treguar disa vite më parë në një prononcim për “Top Channel” gjatë emisionit sportiv “Procesi Sportiv”, se në vitet që pretendojnë titullin dy herë Tirana dhe një herë Vllaznia, nuk janë zhvilluara kampionate, por turne fashistë.

“Në vitin 1939, me pushtimin e Shqipërisë, Partia Fashiste italiane, organizoi strukturat e saj në të gjithë vendin. U krijuan dy organizata rinie: rinia fashiste shqiptare dhe veprimtaria pas pune.

E para u mor me aktivitetet cilësore kombëtare, ndërsa e dyta me ato masive, që ishin shëtitjet turistike dhe aktivitetet kulturore.

U ngrit edhe një komision organizativ që drejtohej nga fashistët. Në vitin 1939 ata organizuar një aktivitet që e quajtën ‘Turneu Kombëtar i Futbollit’. Ata nuk morën përsipër të thoshin që po krijojmë ligën sportive shqiptare.

Mirëpo, ky ishte një aktivitet me tri ndeshje dhe kështu fitoi Tirana, por nuk ishte një kampionat i mirëfilltë apo ligë mbarëkombëtare. Kjo ndodhi brenda një muaji dhe e njëjta gjë u përsërit në vitin 1940.

Në këtë vit ndryshimi i vetëm ishte se nuk pati sistem eliminimi, por vajtje-ardhje dhe përfundoi për një muaj e gjysmë. Ndërsa në vitin 1941 nuk pati aktivitet fare, pasi u organizuan grupet komuniste dhe kishte probleme.

Partia Komuniste ngriti organizatën e rinisë dhe morën pjesë ekipe lagjesh, pasi nuk kishte kushte për kampionat. Në vitin 1942 pati sërish një turne në tri grupe, ku për dy javë mbaroi gjithçka dhe finalja Tirana-Vllaznia u mbyll në barazim.

Kjo ndeshje ju dha aforfe Tiranës, pasi Vllaznia nuk pranoi të kishte kohë shtesë, por të kalohej direkt te penalltitë. Në këto kushte, kampionatet e luftës nuk janë quajtur, sepse masa e parë që morën fashistët ishte shkrirja e federatës së sporteve që në prill 1939, ndërsa më pas në muajin maj mbyllën edhe gazetën ‘Sporti Shqiptar’”, ka thënë Kristaq Miço.

Etiketa: fshfKristaq Mico

Lajme të lidhura

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares
Breaking Views

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
Para
Barcelona lejon super talentin të largohet si i lirë

Barcelona lejon super talentin të largohet si i lirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com