GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ish-sulmuesi i Manchester City zgjidhet president i Gjeorgjisë

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Ish-sulmuesi i Manchester City zgjidhet president i Gjeorgjisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ish-futbollist i Premier League është emëruar president i Gjeorgjisë në mes të tensioneve në rritje për marrëdhëniet e vendit me Rusinë. Mikheil Kavelashvili, 53 vjeç, i cili ka luajtur si sulmues për Manchester City midis viteve 1996 dhe 1997, dhe më pas për disa klube në Superligën Zvicerane, u zgjodh president pas një votimi në parlament.

Kavelashvili u bë anëtar i parlamentit në vitin 2016 dhe në vitin 2022, bashkëthemeloi lëvizjen politike Pushteti Popullor, e cila ka pasur lidhje me partinë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane. Lëvizja është e njohur për retorikën e saj të fortë të së djathtës ekstreme dhe antiperëndimore.

Për opozitën, emërimi i Kavelashvili është një goditje për aspiratat e Gjeorgjisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe një fitore për influencën e Rusisë në rajon.

Kujtojmë se partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane mori nën kontroll Parlamentin në zgjedhjet e fundit. Opozita e akuzoi atë për manipulim të votave me ndihmën e Rusisë fqinje, që sipas saj synonte të mbante në pushtet një subjekt miqësor me Moskën.

Por protestat kundër zgjedhjeve morën përmasa të reja pasi partia në pushtet vendosi në fund të nëntorit të pezullojë procesin e anëtarësimit në BE deri në 2028-n.

Ky vendim ishte një përgjigje ndaj rezolutës së Parlamentit Evropian që i etiketonte zgjedhjet as të lira e as të ndershme.

Vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se gjatë procesit konstatuan akte dhune, korrupsion dhe votim të dyfishtë, duke detyruar Brukselin të kërkojë përsëritjen.

Etiketa: GjeorgjiManchester City

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Berisha shpalos programin: Paga minimale 500 euro, mesatarja 1200 euro

Berisha: Mashtrimi i Ramës me pensionistët, cinik dhe i pashpirt! Do e kthejmë përmbys skemën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Breaking Views

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

Me ftesë të Presidentit Macron Kryeministri Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare që këtë...

Lexo më shumë
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

19:06 - 09/11/26
Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

18:44 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com