GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Iu komunikuan akuzat e reja dhe zgjatja e hetimeve, Belinda Balluku “kyç” gojën për gazetarët kur del nga SPAK-u

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Iu komunikuan akuzat e reja dhe zgjatja e hetimeve, Belinda Balluku “kyç” gojën për gazetarët kur del nga SPAK-u
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, është paraqitur këtë të premte (31 korrik) në ambientet e SPAK, ku mësohet se iu komunikua zgjatja e hetimeve me tre muaj, por edhe akuzat e reja për tre lote të Unazës së Madhe.

Balluku ka qëndruar vetëm 20 minuta në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa në dalje, ajo shoqërohej nga avokati i saj Ardian Kalia.

Ish-numri dy i qeverisë, por edhe avokati i saj nuk kanë folur për mediat, pavarësisht interesit të gazetarëve.

Gjatë paradites qytetarë dhe aktiviste u mblodhën para SPAK duke hedhur parulla kundër Belinda Ballukut.

Kujtojmë që një ditë më parë, kreu i SPAK, Klodian Braho u tha gazetarëve se çështja e Belinda Ballukut është me prioritet dhe se hetimet ndaj saj vijojnë.

Balluku është marrë zyrtarisht nën akuzë edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe të Tiranës, ndërkohë që më herët ishte marrë zyrtarisht e pandehur për lotin 4 dhe tenderin e Tunelit të Llogarasë.

Për këtë të fundit një ditë më parë iu komunikua zgjatja e hetimit dy ish-vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, e njëjta gjë pritet t’i komunikohet edhe vetë Ballukut.

Ndërkohë vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash, lidhur me dy tenderë me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur Balluku ishte drejtoreshë e Përgjithshme e “Albcontrol”.

SPAK thotë se tenderat iu dhanë në shkelje një kompanie ndërtimi, dhe Balluku mori ryshfet një vilë në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro, e cila është sekuestruar me vendim të djeshëm të GJKKO.

Etiketa: akuzatBallukuhetimetSpak

Lajme të lidhura

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët
Aktualitet

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit
Aktualitet

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat
Aktualitet

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26
Para
Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët
Aktualitet

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26

Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve, policia ka përdorur ujë dhe spraj...

Lexo më shumë
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com