GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ish-zëvendëspresidenti Pence mund të dëshmojë në gjyq kundër Trump

14:11 - 06/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-zëvendëspresidenti Pence mund të dëshmojë në gjyq kundër Trump
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara nga Partia Republikane, Mike Pence, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për të qenë dëshmitar i prokurorisë, nëse ish-shefi i vet Donald Trump përfundon në gjyq nën akuzat për orkestrimin e një konspiracioni kriminal për ta shfuqizuar disfatën e tij në zgjedhjet presidenciale më 2020.

I pyetur nga CBS nëse ai do të bëhej dëshmitar kundër Trumpit, nëse rasti shkon në gjykim, Pence tha se nuk ka “plane” për të dëshmuar, por nuk e hodhi poshtë mundësinë për ta bërë këtë.

“Por, njerëzit mund të kenë besim se ne do t’i bindemi ligjit, ne do t’i përgjigjemi thirrjes së ligjit, nëse vjen ajo, dhe ne thjesht do ta themi të vërtetën”, tha Pence, i cili po garon kundër Trumpit në garën për kandidatin e republikanëve për president.

Pence u bë figurë qendrore në aktakuzën e fundit kriminale që u ngrit ndaj Trumpit më 1 gusht nga Departamenti i Drejtësisë, e cila e ngarkon ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara (SHBA) me akuza se ka tentuar të mbetet në pushtet jashtëligjshëm, pasi i humbi zgjedhjet presidenciale kundër demokratit Joe Biden më 2020.

Trumpi u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat më 3 gusht.

Para dhe gjatë certifikimit të fitores së Bidenit në Kongres më 6 janar 2021, Pence i mbikëqyri procedurat në rolin e tij ceremonial si president i Senatit të SHBA-së. Ai u përball me trysni të madhe nga Trumpi për ta shfuqizuar rezultatin e zgjedhjeve, por nuk pranoi.

Disa nga përkrahësit e Trumpit, të cilët shkaktuan trazira në Kapitolin e SHBA-së, brohoritën “vareni Mike Pencen!”

Ajo trysni e vazhdueshme dhe “shënimet e njëkohshme” që Pence i kishte marrë gjatë procedurave dhe trazirave të 6 janarit 2021, citohen shpesh në aktakuzën e javës së kaluar kundër Trumpit. Në një pikë, aktakuza i referohet një telefonate të 1 janarit 2021, gjatë të cilës Trumpi e qortoi Pencen pse nuk kishte marrë pjesë në planin për ta shfuqizuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Ju jeni shumë i sinqertë”, i kishte thënë Trumpi Pences.

Dëshmia e mundshme e Pences dhe shënimet e tij mund të bëhen pjesë kyçe për rastin e prokurorisë kundër Trumpit. Për herë të parë në fushatën fillestare, Trumpi e sulmoi Pencen të shtunën. Ai e mohoi se e kishte vlerësuar atë si “tejet të sinqertë”, por e quajti atë tani “Mike Pence i vogël”.

Fushata presidenciale e Pence ka dështuar të marrë hov deri tani, dhe ai madje rrezikon të mos ia dalë të jetë as në debatin e parë republikan presidencial në fund të këtij muaji, për shkak të mungesës së donatorëve. Derisa ai ka mbetur shumë mbrapa, Trumpi është duke i prirë bindshëm garës së republikanëve, pasi ka shijuar rritje në sondazhe sa herë që është ngritur aktakuzë ndaj tij./ REL

Etiketa: gjyqi kundër TrumpIsh-zëvendëspresidenti Pence

Lajme të lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër
Lajme

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Para
Britma dhe vajza të gjakosura, dalin pamjet nga sherri në Prishtinë

Britma dhe vajza të gjakosura, dalin pamjet nga sherri në Prishtinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com