GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Isha i pirë, s’e mbaj mend”/ Dosja e 56-vjeçarit të arrestuar për veprime të turpshme ndaj 2 vajzave të mitura

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Ngacmoi seksualisht dy vajzat e mitura në lulishten e Korçës, lihet në burg 56-vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Gijotina” zbardh dosjen hetimore në ngarkim të 56-vjeçarit Nesti Zhobro, i arrestuar nga policia e Korçës disa ditw mw parw nën akuzën e kryerjes së veprimeve të turpshme në dëm të dy vajzave të mitura.

Hetimet për rastin nisën pas një kallëzimi të bërë në komisariatin e Korçës nga M.L.. Dëshmitë e mbledhura nga policia çuan më pas në arrestimin e 56-vjeçarit.

Denoncimi

M.L. ka kallëzuar se ka qenë në banesë me bashkëshorten e tij, ndërsa fëmijët e tij kanë qenë duke luajtur me fëmijët e lagjes tek oborri i pallatit. Ai ka dëshmuar se ka dëgjuar fëmijët duke bërtitur dhe i kanë kërkuar të vinte t’i merrte pasi kishin frikë nga një burrë me bluzë të kuqe që i ngacmonte.

“Kam parë nga ballkoni që fëmijët ishin të trembur dhe menjëherë ka zbritur poshtë. Fëmijët më kanë thënë se një burrë me bluzë të kuqe po i ngacmonte, ndërsa një djalë që ishte si më i rrituri, i ka thënë se burri me bluzë të kuqe ngacmoi E. dhe G., të cilat i kishte kapur dhe iu kishte ngritur këmbën. Në këtë moment, rreth 30 metra më larg, kam parë burrin për të cilin flisnin fëmijët dhe kam shkuar tek ai. E kam pyetur ‘ç’punë kishte me fëmijët’ dhe ai më ka thënë se s’kishte punë me fëmijët e mi dhe nuk i njihte”, vijon dëshmia e denoncuesit, e administruar nga prokuroria.

Denoncuesi tha më tej se iu është drejtuar fëmijëve duke iu kërkuar të afroheshin dhe në këtë moment, personi me bluzë të kuqe ka lënë biçikletën dhe është larguar me vrap në drejtim të markatës. Më pas, është përplasur me një rrjetë teli dhe është rrëzuar dhe ai e ka ndaluar. Më pas, atje ka shkuar edhe policia që e ka shoqëruar këtë shtetas.

I pyetur me cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, M.L. ka shpjeguar se në banesë, vajza i ka thënë se “xhaxhi me bluzë të kuqe më ka zënë me dorë, më ka futur brenda tek hyrja e pallatit dhe më ka ngritur këmbën aty”. Ndërsa fëmijët e tjerë i kanë thënë se ky burrë kishte zënë me dorë tek gjoksi vajzën e vogël G., e cila e ka shtyrë.

Kallëzimi 2

Një tjetër kallëzim është bërë për Nesti Zhobron nga O.G., i cili ka denoncuar se është babai i një vajze shtatë vjeçe që quhet G.. Rreth orës 20:00, ai ka shkuar tek banesa e tij dhe bashkëshortja i ka treguar për gjithë situatën. Ai ka pyetur vajzën e tij G. dhe ajo i ka thënë se një xhaxhi me bluzë të kuqe e kishte zënë përmezi dhe e kishte shtrënguar, por ajo e ka shtyrë dhe është larguar me vrap. Vajza i ka thënë se pasi ai e ka lënë atë, ka shkuar dhe ka kapur për këmbe vajzën tjetër, E. (vajza e denoncuesit të parë), duke i ngritur këmbën.

Dëshmia tjetër

Në kuadër të hetimeve, është pyetur J.B. i cili ka deklaruar se ka qenë duke parkuar makinën e tij në lagje, kur i është afruar djali i tij A., i cili i ka thënë se kishin frikë nga një burrë me bluzë të kuqe, i cili i ngacmonte. Në këtë kohë, ai ka vënë re se M.L. (denoncuesi i parë) ishte duke biseduar me një person me bluzë të kuqe dhe biçikletë të kuqe, i cili në një moment ka ikur me vrap. Duke qenë se M.L. iu vu nga pas, edhe ai vetë e ka ndjekur dhe M.L. e ka arritur këtë burrë tek hyrja e markatës së shijes.

I akuzuari: S’mbaj mend, isha i pirë

Gjithashtu, është pyetur 56-vjeçarit Nesti Zhobro me cilësinë e personit nën hetim, por ka deklaruar se është në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk mund të japë shpjegime. Ai ka shtuar se ishte i pirë dhe nuk mban mend.

Gjithashtu, janë pyetur nëpërmjet procedurës me audio-video fëmijët e mitur, të cilët kanë shpjeguar situatën dhe veprimet ek ryera nga shtetasi i dyshuar. Nga sa më sipër, është kryer arrestimi në flagrancë i 56-vjeçarit Nesti Zhobro, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme”.

I akuzuari në gjykatë: Nuk i kam ngacmuar fëmijët

Në dëshminë e dhënë në seancën për masën e sigurisë, 56-vjeçari ka përsëritur se atë ditë ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk i kujtohen veprimet që ka kryer, megjithatë shtoi se e di që nuk ka kryer asnjë vepër të turpshme ndaj atyre fëmijëve.

“Është e vërtetë që kam qenë në atë vend por nuk i kam ngacmuar fare fëmijët”, është shprehur.

Në atë bllok pallatesh ka kamera dhe i akuzuari kërkoi që të hapen kamerat dhe të vërtetohet qëndrimi i rij. Ai kërkoi që derisa të përfundohen hetimet të caktohet ndaj tij një masë sigurimi më e lehtë, pasi siç u shpreh “është i vetmi person që mund të kujdeset për nënën e tij të sëmurë”.

Lidhur me masën e sigurisë, qëndrim të njëjtë mbajt edhe avokati i të akuzuarit i cili kërkoi masë më të butë sesa “arresti në burg”.

Në fund, gjykata e Korçës caktoi pikërisht “arrestit në burg” për 56-vjeçarin, në përputhje me kërkesën e prokurorisë. Vendimi u dha më 11 Shtator.

Etiketa: gjykata e KorcesKorçëKryesore1Nesti ZhobroPolicia e KorcesProkuroria e Korcesveprime te turpshme

Lajme të lidhura

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën
Breaking Views

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

18:25 - 13/11/26
Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI
Aktualitet

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26
Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?
Aktualitet

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

14:52 - 13/11/26
Para
Superiorja, Egnatia fiton me poker golash kundër Bylisit

Superiorja, Egnatia fiton me poker golash kundër Bylisit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën
Breaking Views

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

18:25 - 13/11/26

Kur vjen cështja e integrimit, Shqipëria asociohet nga BE me vende të pasigurta. Disa vjet e rreshtuan me RMV. U...

Lexo më shumë
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26
Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

15:06 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com