GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Ishim pajtuar që ta mbajmë sekret”/ Daçiç: Beogradi organizoi negociata mes talebanëve dhe qeverisë afgane

10:19 - 18/08/21
në Botë, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ishim pajtuar që ta mbajmë sekret”/ Daçiç: Beogradi organizoi negociata mes talebanëve dhe qeverisë afgane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç së fundmi në një deklaratë për mediat vendase është shprehur se kur ishte ministër i punëve të Jashtme, Beogradi ka organizuar  tre herë negociata paqeje midis autoriteteve të Afganistanit dhe talebanëve.

Takimet janë konfirmuar dhe nga disa foto që janë publikuar nga një media serbe,  N1 që ishte pjesë e organizatorëve të negociatave. Tani që i gjithë Afganistani është në duart e talebanëve, ish-ministri serb ka vendosur të zbulojë atë që vlerësohet se pothuajse askush në Serbi nuk e dinte.

“Do ta them këtu dhe deri më sot nuk kam folur askund rreth kësaj, sepse ishim pajtuar që ta mbajmë sekret”, tha Daçiç. Dhe ai sekret ishte që përfaqësuesit e qeverisë tashmë të rënë afgane dhe talebanët negociuan në Beograd për herë të parë në vitin 2019.

Për N1, një nga organizatorët e negociatave të paqes, drejtori i organizatës East Ëest Bridge, Jovan Kovaçiç, zbulon se ai gjithashtu siguroi fotografi ekskluzive nga këto takime përgatitore.

“Ne nuk morëm pjesë në bisedime vetë. Nuk ishte as dëshira jonë, as qëllimi ynë. Ishte një çështje mes tyre. Ne ishim thjesht nikoqirë të mirë për t’u siguruar atyre paqe, qetësi, të gjitha përfitimet e negociatave dhe se atyre nuk u mungon asgjë”, tha Kovaçiç.

Beogradi u zgjodh si një territor neutral, thotë Kovaçiç, duke shtuar se negociatat u udhëhoqën nga Karim Khalili, ish nënkryetari i Afganistanit dhe presidenti i atëhershëm i Këshillit të Lartë të Paqes. Përveç tij, ishin të pranishëm edhe shumë përfaqësues të talebanëve, të cilët duheshin hequr nga listat e zeza veçanërisht për atë rast, në mënyrë që të mund të udhëtonin.

“Për herë të parë, komandantët e rreth 20 provincave në Afganistan biseduan me Presidentin Ashraf Ghani përmes Skype. Ata i kërkuan Kabulit që t’i ndihmojë të ndërtojnë infrastrukturë, shkolla, spitale, energji elektrike, ujë dhe më shumë. Ghani tha se do të merrej me kërkesat e tyre dhe ajo bisedë zgjati gati dy orë”, shtoi Kovaçiç.

Etiketa: beogradDacicTaleban

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Para
Presidenti i Barcelonës në konferencë live, shpjegon çfarë e detyroi Messin të largohet

Vendoset te Barcelona, ja kush do jetë trashëgimtari i numrit 10 të Messit

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com