GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ishte i pafajshëm por bëri 38 vite burg për vrasje dhe përdhunim, ja si u zbulua e vërteta

16:38 - 29/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ishte i pafajshëm por bëri 38 vite burg për vrasje dhe përdhunim, ja si u zbulua e vërteta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një histori e pazakontë vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Protagonist është Maurice Hastings,  i cili kaloi gati 40 vite në burg, pasi akuzohej për përdhunim dhe vrasje. Por provat e reja të ADN, treguan se ishte i pafajshëm. Ai kreu më shumë se 38 vjet burg për vrasjen e Roberta Wydermyer në 1983 në Kaliforni dhe dy tentativa për vrasje.

Por provat e reja të ADN-së treguan se autori ishte një burrë tjetër që vdiq në burg në vitin 2020. 69 vjeçari Hastings u lirua nga burgu pasi dënimit të tij në vitin 1988.

Prokurori i Qarkut të LA, George Gascón e përshkroi dënimin e tij si një “padrejtësi të tmerrshme”.

“Sistemi i drejtësisë nuk është i përsosur dhe kur mësojmë për prova të reja që na bëjnë të humbasim besimin në një dënim, është detyrimi ynë që të veprojmë me shpejtësi”, shtoi ai në një deklaratë.

Roberta Wydermyer u gjet në bagazhin e makinës së saj e qëlluar me plumb në kokë në vitin 1983. Para e të vritej ishte abuzuar seksualisht.

Hastings u akuzua për vrasjen e saj dhe prokurorët kërkuan dënimin me vdekje. Ai u dënua në 1988 me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht.

Në momentin e autopsisë së viktimës, sperma u gjet me anë të një tamponi në gojën e saj. Hastings kishte deklaruar se ishte i pafajshëm që nga momenti kur u arrestua, por një kërkesë për testimin e ADN-së në vitin 2000 u refuzua nga prokurori i qarkut.

Ai apeloi sërish në vitin 2021 dhe testimi i ADN-së në qershor zbuloi se sperma nuk ishte e tij. Profili i ADN-së përputhej me një burrë që ishte dënuar për rrëmbim nën kërcënimin e armës, ku kishte marrë me forcë viktimën dhe e kishte vendosur në bagazhin e makinës së tij.

Pas seancës gjyqësore më 20 tetor, Hastings u tha gazetarëve se donte të shijonte pjesën tjetër të jetës së tij.

“Jam lutur për shumë vite që kjo ditë të vinte,” tha Hastings. “Unë nuk po drejtoj gishtin, por thjesht dua të shijoj jetën time tani.”

Etiketa: BurgPoliciQeli

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Eksporti i grurit, OKB kërkon zgjatjen e marrëveshjes

Eksporti i grurit, OKB kërkon zgjatjen e marrëveshjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com