GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ishte mbledhur pallati”, babai i 20-vjeçares nga Librazhdi: Të dashurin e mbrojtën, vajzën ma dhunuan

11:12 - 02/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ishte mbledhur pallati”, babai i 20-vjeçares nga Librazhdi: Të dashurin e mbrojtën, vajzën ma dhunuan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata poshtëruese ndaj 20-vjeçares nga Librazhdi e cila u kap në dhomën e gjumit me të dashurin nga vjehrra dhe vjehrri ndërsa bashkëshortin e kishte në emigrim, vijon të komentohet. Këtë herë, versionin e tij të historisë e ka dhënë babai i 20-vjeçares i cili thotë se vajza e tij kishte tri vite e fejuar dhe se priste të bënin dasmë. Sipas tij, ajo jetonte te banesa e bashkëshortit të saj, ndërsa rrogën e dërgonte në shtëpinë e prindërve për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të tyre. Ai tregon edhe momentin kur shkoi dhe gjeti vajzën në dhomën e gjumit. “Atë natë erdhën xhaxhallarët e krushkut. I thashë ca ka ndodhur. Vajza atë ditë kishte ikur se më tha që ‘më ka thënë burri shko te mami, te babi bësh ndonjë punë atje’. Vajza ishte e fejuar me kurorëzim me celebrim, prisnim të bënim dasmën.
Ai (i fejuari) thoshte do vij në gusht, në korrik, ka tre vjet që prisnim. Pagën që merrte vajza po e mblidhte për të bërë dasmën, se ekonominë e kemi të dobët. Kur vinte burri vetëm atje shkonte vajza, ai vinte një herë në vit”, thotë ai në emisionin me “Zemër të Hapur” në “Neës 24”. “Atë natë po shkonte 12 e natës ora kur më morën, pa na njoftuar fare erdhën dy xhaxhallarët e krushkut erdhën e më morën. Vajzën e gjeta mbështjellë me një peshqir të vogël nga mesi e poshtë, lakuriq e gjeta në dhomën e saj, aty ishin vetëm 3 gra e mbi 10 burra që e shikonin e bënin video e shantazhonin”, shtoi ai.
Ndërkohë që filmonin videon, në dhomën e 20- vjeçares ishte edhe i dashuri i saj. Ka qenë babai i së resë, i cili thekson se ai nuk është dhunuar dhe se prindërit e dhëndrit të tij e kanë mbrojtur. “Xhaxhallarët e krushkut ishin, kunati i vajzës, vëllai i dhëndrit, pallati ishte mbledhur aty. Atë natë, të dashurin e vajzës e mbanin në mbrojtje ai ishte i qetë i veshur. Vajza ka shenja dhune edhe sot”, shprehet më tej.
Gjatë intervistës, burri mohon ta ketë dhunuar të bijën teksa ka treguar se ne Komisariatin e Policisë e ka parë vajzën në gjendje të renduar dhe duke shkulur flokët. “Djali mu ka larguar nga shtëpia, ka ikur në Maqedoni që kur shpërtheu në rrjetet sociale. Më janë larguar të gjithë, as nuk dal as të pi një kafe në lokal, jemi izoluar e nuk po dimë nga të shkojmë fare, jam tepër i tronditur”, tha ai ndër të tjera.
I pyetur nëse ka dhunuar vajzën e tij, burri e mohoi këtë fakt. “Absolutisht jo, unë me vajzën kam biseduar atë natë. Vajzën në komisariat e pashë nga xhami e kam parë që shkulte flokët, më erdhi keq tentova të futem, por inspektori nuk më lejonte”, tha ai.

Lajme të lidhura

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar
Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare
Aktualitet

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Para
Armina Mevlani “ironizon” puthjen e famshme të Borës me Donaldin

Armina Mevlani “ironizon” puthjen e famshme të Borës me Donaldin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve
Sport

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka bërë sot publike vendimet për javën e fundit futbollistike...

Lexo më shumë
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com