GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ishte mbytur me gjoba te Bylisi, Vicente fiton gjyqin në FIFA dhe i bllokon merkaton

08:14 - 03/06/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Ishte mbytur me gjoba te Bylisi, Vicente fiton gjyqin në FIFA dhe i bllokon merkaton
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vicente de Paula Mercedes, mbrojtësi brazilian që për pak kohë ishte pjesë e Bylisit në Superiore, ka fituar ndaj ballshiotëve gjyqin në FIFA. Vendimi është marrë më 14 janar dhe qeveria botërore e futbollit e ka publikuar.

Në vendimin e marrë thuhet se Bylisi duhet të shlyejë futbollistin brazilian, të cilit i detyrohet 4485 euro. Ballshiotët kanë pasur pretendimet e tyre, teksa i kanë vënë 3000 euro gjobë për intervistat e dhënë pa leje, si dhe rreth 12 mijë euro për mungesat në stërvitje dhe ndeshje.

FIFA në fund i ka dhënë të drejtë Mercedes dhe Bylisi duhet ta paguajë, ndryshe nuk mund të bëjë merkato në tre dritaret e ardhshme të transferimeve. Me siguri presidenti Kapllanaj do i kalojë në llogari lojtarit paratë që i takojnë.

ÇFARË KISHTE THËNË MBROJTËSI – Për ESPN Brazil, Vicente nuk ishte kursyer pak kohë më parë: “Bisedova me Fox Sport përpara se të nisesha për në Shqipëri dhe ata më paralajmëruan. Më thanë se duhej ta merrja në konsideratë vetëm nëse ishte mundësia e vetme. Kur kërkon që të arrish në nivelin e lartë me çdo kusht, ndonjëherë bëhesh edhe i verbër.

Thjesht dëshiron që të luash, nuk do të dish më shumë. Sapo arrita në Shqipëri ishte e tmerrshme. Presidenti i Bylisit më premtoi shumë gjëra dhe në fund më dolën të kundërta. Kontrata ishte gjithashtu e kundërt. Më premtuan për një apartament që nuk e kisha kurrë, për rrogat që nuk u morën dhe shumë gjëra që nuk ndodhën.

Në ekip ishte një lojtar nga Argjentina dhe që fliste në gjuhën portugeze shumë mirë. Sa herë që shkoja të flisja me presidentin, merrja edhe këtë futbollist pasi e njihte mirë edhe anglishten. Kështu flisja me presidentin falë përkthimit. Sa herë që kërkoja gjërat që ai kishte premtuar dhe ishin në kontratën time, më thoshte se do t’i jepte ditën tjetër. Gjithmonë duke e shtyrë për ditën tjetër dhe të nesërmen nuk vinte asgjë. Më gënjeu për të gjitha.

Akomodimi në klub ishte i tmerrshëm. Më thanë se do të qëndroja për tre ditë atje sa të gjendej apartamenti im. Nuk kishte ajër të kondicionuar dhe ishte shumë ftohtë. Bisedova me mikun tim që të rrija në shtëpinë e tij, pasi kushtet ishin shumë të tmerrshme në akomodimin e klubit. Nuk mora asnjë pagesë dhe çështja shkoi në FIFA.

“Kur ndërroi jetë mamaja? Më ka mbetur peng. Ishte e vjetër dhe doktorët i kishin dhënë ditët e mbetura si afat. Fola me presidentin që të shkoja në Brazil që të shihja mamanë time dhe ta ndihmoja në një farë mënyre për gjërat e fundit që kërkonte përpara se të ndërronte jetë. Por kjo nuk u bë e mundur se presidenti i Bylisit ishte shumë injorant.

Ai më thoshte se nuk mund të linte që të shkoja në Brazil, pasi kishte frikë se unë nuk do të kthehesha më në Shqipëri. Si u largova? I kërkova klubit që të largohem pasi nuk u mbajtën premtimet dhe rrogat po vonoheshin. Presidenti më tha se do të flisnim së bashku. Por pas këtij momenti nuk ishte koha e duhur për të folur mirë së bashku.

Për këtë arsye kam bërë gjërat gati shpejt dhe me biletat e prera u largova që në mëngjes. U largova duke vrapuar nga Shqipëria, pasi nëse ai e mësonte se unë po ikja, mund të bllokonte daljen. Nuk e di se çfarë mund të më ndodhte atje dhe prandaj ika me vrap drejt aeroportit”. 

Etiketa: Bylis

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Debate në PD pas takimit Shehaj-Yuri Kim, Salianji: Ofendim i ulët dhe një dëm që tentojnë t’i bëjnë PD

Debate në PD pas takimit Shehaj-Yuri Kim, Salianji: Ofendim i ulët dhe një dëm që tentojnë t'i bëjnë PD

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com