GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ishte më i miri në fushë por nuk mjaftoi, Duamena: Ky sport është…

16:09 - 21/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ishte më i miri në fushë por nuk mjaftoi, Duamena: Ky sport është…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rafael Duamena duhet të jetë një ndër lojtarët më të keqardhur për këtë eliminim të Egnatias, pasi shënoi dopietë dhe një penallti të goditur me guxim në stilin “panenka”.

Në një intervistë ekskluzive për median sportive “Panorama Sport” pas takimit ndaj Ararat-Armenia, sulmuesi pohon se ekipi bëri më të mirën e vet, por futbolli ndonjëherë është i pamëshirshëm.

Çdo arritje në aspektin personal ai e lidh me skuadrën, në një kohë që si për ironi golat i shënoi pasi ndërroi këpucën.

Ai është i qartë edhe për të ardhmen, ku do të qëndrojë tek Egnatia dhe shpreson që këtë sezon të fitojnë kampionatin për të lumturuar tifozët.

Sa i keqardhur ndiheni të eliminoheni në këtë mënyrë?

Së pari, kjo ishte hera e parë për Egnatian që merrte pjesë në këtë kompeticion. Bëmë më të mirën tonë dhe ekipi zhvilloi një ndeshje të mirë, ku dhanë të gjithë maksimumin. Të vjen keq të eliminohesh në këtë mënyrë, por ky është futbolli, i pamëshirshëm. Por jam krenar për skuadrën dhe shokët. Tani të shpresojmë të bëjmë akoma më mirë në kampionat.

Personalisht sa i kënaqur jeni, shënuat dy gola dhe penalltinë…

Jam i kënaqur për ndihmën që më dha skuadra, sepse i vetëm nuk mund të bësh asgjë. Ishte e gjitha punë e skuadrës, sepse punojmë bashkë me lojtarët, trajnerin. Jam krenar për skuadrën.

Shënuat golat pasi ndërruat këpucët. Ishte ky çelësi i suksesit për të shkuar te to?

(Qesh). Jo, jo. Nuk ndodhi prej këtyre. Thjesht nuk ndihesha rehat me ato të parat.

Cila do të jetë e ardhmja juaj, pasi jeni një emër i lakuar në merkato?

Jo, jo, unë jam këtu. Sapo firmosa kontratën time të re me klubin. Jam pjesë e Egnatias dhe do të mundohem të jap më të mirën për këtë skuadër.

Sezonin e ardhshëm klubi ka shfaqur ambicien për t’u shpallur kampion. Mendoni se do t’ia dilni?

Normalisht e dimë që do të jetë një sezon i vështirë, bëhet fjalë për futboll. Ne do të tregojmë karakter, të bëjmë maksimumin tonë për të bërë të lumtur klubin, por edhe tifozët tanë./PanoramaSport

Etiketa: Duamenaegnatia

Lajme të lidhura

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes
Breaking Views

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore
Breaking Views

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield
Breaking Views

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

20:04 - 15/03/26
Para
Mediat greke: Dua Lipa-Gavras, një histori dashurie shqiptaro-greke

Mediat greke: Dua Lipa-Gavras, një histori dashurie shqiptaro-greke

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com