Një prej anëtareve të grupit të grabitjeve “Hijet e Natës”, Saimir Kuçi, është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë.
Mësohet se kanë qenë familjarët e tij ata që e kanë gjetur Kuçin të vetëvarur. Kujtojmë se Kuçi u arrestua në muajin Nëntor 2021, nga prokuroria e Krujës si person i dyshuar në grabitjen dhe torturimin brenda në banesë të Nazmi Çangut, në fshatin Nikël të Fushë-Krujës.
Prej datës 10 dhjetorit të vitit të kaluar, 37-vjeçari qëndronte në banesë, pasi gjykata e Apelit në Tiranë, urdhëroi lirimin e tij nga burgu, duke caktuar masën ‘arrest shtëpie’.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post