GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ishte parashikuar për në 20 maj, shtyhet hapja e qendrave të emigrantëve në Shqipëri

10:18 - 09/05/24
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ishte parashikuar për në 20 maj, shtyhet hapja e qendrave të emigrantëve në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hapja e qendrave të emigrantëve në Shqipëri, e arritur në një marrëveshje mes kryeministrit Edi Rama dhe Georgia Melonit, është shtyrë.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton se pavarësisht se ishin planifikuar të hapeshin më 20 maj, ky afat është shtyrë për shkak të mos përfundimit të ndërtimit të strukturave në kantierin e Gjadrës dhe Shëngjinit.

“Inxhinierët ushtarakë italianë që punojnë në kantieret e Shëngjinit dhe Gjadër, sipas marrëveshjes ndërmjet Romës dhe Tiranës, nuk kanë përfunduar ende ngritjen e objekteve”, shkruan ANSA.

Ka qenë njoftimi i marsit të kaluar nga prefektura e Romës për caktimin e shërbimeve të pritjes që ka vendosur funksionimin e tyre “jo më vonë se data 20 maj 2024”.

“Nisja duhet të konfirmohej nga Ministria e Brendshme me 15 ditë njoftim. Ndërkohë kontratën për menaxhimin e objekteve për 24 muaj e ka fituar kooperativa Medihospes me një ofertë prej 133.8 milionë euro”, shkruan ANSA.

Plani parashikon ndërtimin e tre qendrave në qarkun e Lezhës. Pika e parë e pritjes do të jetë në qytetin port të Shëngjinit, i cili do të përdoret vetëm për kontrollet fillestare shëndetësore dhe mbledhjen e kërkesave për azil, ku do të ketë maksimumi 880 vende dhe dy qendra të tjera në Gjadër ku emigrantët do të duhet të presin një përgjigje ndaj kërkesës së tyre për azil ose riatdhesim të mundshëm, teorikisht maksimumi 28 ditë.

Etiketa: Edi RamakryesoreMeloniqendra emigranteve

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika
Aktualitet

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Para
Drejtori i UKT-së, Elton Kacidhja, vartës i Erion Veliajt shpërdoron lekët e mbledhura nga faturat e kryeqytetasve. Ndërkohë, pasi u dyfishoi çmimi i ujit

Tjetër aferë me tendera në Bashki, dërgohen për gjykim 3 zyrtarë dhe “klienti” i UKT-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com