GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ishte zhdukur një vit më parë, gjendet 41- vjeçari: Dua të kthehem pranë familjes

18:05 - 11/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ishte zhdukur një vit më parë, gjendet 41- vjeçari: Dua të kthehem pranë familjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bedri Eminaj u zhduk më 13 korrik të vitit 2021, ndërsa telefonoi për herë të fundit bashkëshorten nga Kruja. Babai i dy fëmijëve kishte përfunduar në situatë rruge, pasi bashkëshortja e braktisi për shkak të dhunës që ai ushtronte mbi të. Falë një telefonate që mbërriti live në studion e ’Pa Gjurmë’ u lokalizua vendndodhja e tij. Stafi udhëtoi drejt Fushë Krujës, ku u takua me dëshmitarin, ai i cili e kishte ndihmuar në veshmbathje dhe ushqime Bedri Eminajn. Prej 10 muajve 41-vjeçari bënte jetën e një endacaku. Me një karrocë të mbushur me sende të vjetra, me mjekër dhe me kapele ’Pa Gjurmë’ e takoi  Bedriun, ndërsa zhvilloi dhe një intervistë. Dukej i sfilitur nga vapa, por për të ishte kujdesur një familje nga Fushë Kruja. Për ’Pa Gjurmë’ 41-vjeçari me lot në sy tregon arsyet e largimit një vit më parë, nga banesa në Kavajë. Me zë të ulët dhe fjalëpak, ai flet për ndarjen nga fëmijët dhe jetën e vështirë si endacak pas konflikteve me bashkëshorten. Ndërsa pranon se e ka dhunuar nga xhelozia, me ndjenjën e pendesës ai kërkon kthimin pranë familjes

“Kam gati 10 muaj që jetoj jashtë duke mbledhur kanaçe dhe duke u ndihmuar nga qytetarët. Gruaja mori fëmijët dhe iku në një pallat me qira, ndërsa mua më la pa asgjë. Ndonjëherë punonte në rrobaqepsi, ndonjëherë nëpër hotele. Unë nuk doja që ajo të punonte në hotele, dhe për arsye xhelozie e kam dhunuar. Jam penduar për këtë që kam bërë dhe më ka marr shumë malli për fëmijët. Më ka marr malli edhe për motrën e vogël në Greqi. Dëshiroj të takohemi, se di për bashkëshorten, por unë dua të bashkohem me të. Nuk e kam ndarë dhe nuk dua ta ndaj. Unë dëshiroj të bashkohem me të, por ajo nuk do. Fëmijët nuk bëjnë dot pa aprovimin e bashkëshortes. Ishallla gëzohen kur të më shohin’- shprehet me lot në sy Bedri Eminaj

Përtej kufijve të Shqipërisë, në një lidhje skype nga Greqia motra e 41-vjeçarit Luljeta Eminaj ajo e cila denoncoi humbjen e vëllait, falenderon të gjithë ata që ndihmuan për gjetjen e tij.

’Jam shumë e lumtur që ma gjetët vëllanë. Shëndeti i tij nuk është edhe aq mirë, kur fola ishte shumë I lodhur. Ju falenderoj juve dhe zotërinë që i ka qëndruar afër. Me bashkëshorten ka folur, por me fëmijët nuk e di nëse ka komunikuar. Sapo fola me tim vëlla vetëm kemi qarë. Ai nuk ka ku të shkojë, ishalla bashkohet me familjen, se gjendja e vështirë ekonomike dhe nga pija e shkatërruan’- u shpreh e motra

Çifti me origjinë nga Golloborda, prej vitesh jetonin në qytetin e Kavajës. Fillimisht marrëdhënia mes tyre ishte e qetë, por gjithçka u shkatërrua kur 10 vite më parë Bedriu krahas konsumimit të alkoolit u bë edhe një person i dhunshëm. Ai kreu edhe 3 vite burg me akuzën ’dhunë në familje’, ndërsa përfundoi në mes të katër rrugëve ditën që bashkëshortja bashkë me fëmijët e braktisën nëntorin e vitit 2020.

Etiketa: Pa gjurme

Lajme të lidhura

Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike
Aktualitet

Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike

15:32 - 19/03/26
Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet
Aktualitet

Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

15:10 - 19/03/26
Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!
Aktualitet

Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

14:31 - 19/03/26
Para
Plas sherri mes adoleshentëve në Pogradec, 13-vjeçari procedohet penalisht

Tirana bën namin me drogë, këto janë zonat problematike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike
Aktualitet

Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike

15:32 - 19/03/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në samitin e 50-vjetorit të Partisë Popullore Europiane, ku zhvilloi takime me dhjetëra...

Lexo më shumë
Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

15:10 - 19/03/26
Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

14:31 - 19/03/26
SPAK i përgjigjet kritikave të Ramës: Vetëm 9.7 % e të paraburgosurve po hetohen nga ne!

40 bashki të përfshira në hetimet e SPAK-ut! Tenderat që po fundosin pushtetin lokal

14:17 - 19/03/26
Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën

13:48 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com