GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ishte zhdukur prej 7 ditësh, gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçares

22:17 - 03/12/23
në Aktualitet, Breaking Views, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Ishte zhdukur prej 7 ditësh, gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçares
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është gjetur i pajetë trupi i një 14-vjeçarje e identifikuar si Vanja Gjorçevska në Maqedoninë e Veriut, e cila ishte e zhdukur që nga e hëna.

Ajo dyshohet se u vra po atë ditë, afër Velesit. Pranë trupit të Vanjës është gjetur një tjetër i vrarë, 70 vjeç.

Tre nga pesë të dyshuarit për vrasjen pritet të sillen në Gjykatën Penale sonte në orët e vona të natës. Një nga pesë personat e dyshuar është jashtë vendit.

Ky është njoftimi i Prokurorisë Publike të RMV-së:

“Pas masave dhe aktiviteteve të gjithanshme të ndërmarra nga zyrtarët policorë nga SPB Shkup, sot (03.12.2023) trupi i pajetë i të miturës V.G., e cili ishte raportuar e zhdukur më 27.11.2023, është gjetur në rrethinën e Shkupit, ndërsa në afërsi të Velesit, është gjetur edhe trupi i pajetë i P.Zh.(74) nga Velesi, i cili ishte raportuar i zhdukur më 24.11.2023. Në lidhje me dy rastet dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve janë në ndalim, një është jashtë shtetit dhe një person aktualisht ndodhet në stacion policor.

Paraprakisht në lidhje me veprat penale është gjetur një automjet tip Citroen i djegur dhe pas ekspertizës është siguruar prova materiale për përfshirjen e personave, për të cilat pas dokumentimit të plotë të rasteve do të bëhet kallëzimi përkatës penal në koordinim me Prokurorin Publik. Nga veprimet hetimore të kryera u konstatua se të dyja vrasjet janë kryer nga të njëjtët persona, motivi i të cilëve ishte “përfitimi”. Gjithashtu, nga masat operative të zbatuara është konstatuar se e mitura V.G. është marrë me veturë nga hyrja e banesës dhe nga të dhënat e marra nga marrja në pyetje është konstatuar se ajo është vrarë të njëjtën ditë (27.11.2023) rreth orës 10:00.

Menjëherë pas marrjes së raporteve për personat e zhdukur, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e tyre, ndërsa në SPB Shkup është formuar Shtabi i posaçëm operativ me në krye kryeshefin e SPB Shkup. Janë kryer bastisje në shtëpi dhe objekte të tjera në zonat e SPB Shkup, SPB Veles dhe SPB Shtip, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar telefona celularë, kompjuterë, vetura etj., janë zhvilluar biseda të shumta me familjarë, të njohur, miq dhe personat që do të mund të kishin ndonjë informacion dhe disa qindra policë që punonin ekskluzivisht në këto raste përfshiheshin çdo ditë në veprimet hetimore.

Prokurorët publikë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe nga Prokuroria Themelore Publike Veles kanë kryer kontrolle në dy lokacionet ku janë gjetur trupat e të zhdukurve. Janë dhënë urdhra për autopsi në trupat e viktimave dhe për identifikimin e duhur. Gjithashtu janë lëshuar urdhra për mbledhjen dhe ekspertizën e të gjitha gjurmëve dhe provave nga të dyja lokacionet.

Në ditët pas zhdukjes së dy personave, prokurorët publik lëshuan urdhra për kontrolle në vende të shumta, sigurimin e pamjeve të vëzhgimit me video, vendndodhjen bazuar në stacionet bazë, analizat ligjore të pajisjeve elektronike, mjekësinë ligjore të gjurmëve materiale dhe provave, duke përfshirë makinën e lidhur me ngjarjen. Janë intervistuar persona të cilët kanë mundur të kenë njohuri të caktuara për ngjarjen dhe në bazë të të gjitha provave të grumbulluara është zbardhur ngjarja për autorët e dyshuar dhe motivet e tyre. Pas kompletimit të provave dhe aktekspertimit të urdhëruar, prokuroria do të fillojë procedurat përkatëse ndaj të gjithë të dyshuarve./ Alsat

Etiketa: Maqedonia e Veriut

Lajme të lidhura

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët! Ngrijnë rezervimet për pushime
Aktualitet

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët! Ngrijnë rezervimet për pushime

08:49 - 04/03/26
Gazetarja: Brenda 2026 Rama do merret  i pandehur nga SPAK, ka patur dijeni për të gjitha aferat
Aktualitet

Gazetarja: Brenda 2026 Rama do merret i pandehur nga SPAK, ka patur dijeni për të gjitha aferat

07:50 - 04/03/26
Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi
Breaking Views

Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi

23:29 - 03/03/26
Para
Rekord kokainë në Spanjë, kapja e shqiptarëve dhe roli i “noterëve…

Rekord kokainë në Spanjë, kapja e shqiptarëve dhe roli i "noterëve...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët! Ngrijnë rezervimet për pushime
Aktualitet

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët! Ngrijnë rezervimet për pushime

08:49 - 04/03/26

Përshkallëzimi i konfliktit mes Izrael dhe Iran po reflektohet drejtpërdrejt edhe në tregun shqiptar të turizmit. Ndryshe nga anulimet masive...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 4 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:16 - 04/03/26
Gazetarja: Brenda 2026 Rama do merret  i pandehur nga SPAK, ka patur dijeni për të gjitha aferat

Gazetarja: Brenda 2026 Rama do merret i pandehur nga SPAK, ka patur dijeni për të gjitha aferat

07:50 - 04/03/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën ditën e sotme, 4 Mars 2026

07:18 - 04/03/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026

07:16 - 04/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com