GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

ISP ngre alarmin për integritetin politik: Dorëheqje për zyrtarët e akuzuar për korrupsion

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
ISP ngre alarmin për integritetin politik: Dorëheqje për zyrtarët e akuzuar për korrupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

ISP vlerëson se zyrtarët nën hetim zyrtar ose në masë sigurie, pavarësisht nga niveli drejtues në ekzekutiv apo pushtetet e tjera, duhet të japin dorëheqje.

Ky është standardi i aplikuar nga Parlamenti Europian dhe Bashkimi Europian (p.sh., Qatargate 2022), ku zyrtarët u pezulluan nga funksionet dhe grupet politike parlamentare i pezulluan ose përjashtuan nga radhët e tyre.

I njëjti standard duhet të aplikohet edhe nga vende që synojnë anëtarësimin në BE, siç është Shqipëria.

Rastet e fundit, kur SPAK ka adresuar akuza zyrtare ndaj disa zyrtarëve të lartë, po injorohen, duke dhënë një mesazh negativ ndaj standardeve të llogaridhënies, etikës, integritetit, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Nga ana tjetër, ISP mbështet edhe standardet etike të PES/EPP, sipas të cilave, zyrtarët e dënuar nuk mund të mbajnë poste drejtuese dhe partitë nuk mund të jenë institucione avokatie mbështetëse për akuzat ndaj zyrtarëve.

Në Shqipëri kjo ende nuk po ndodh. Rënia e besimit publik te partitë në rekorde negative historike është pasojë edhe e këtij qëndrimi.

Partitë tona politike, sidomos ato që janë pjesë e grupimeve politike në grupet politike në PE/BE duhet të reformojnë aktet e tyre rregullatore dhe të ofrojnë modele pozitive aktiviteti, integriteti dhe përfaqësimi.

Deklaratë lidhur me zyrtarët nën akuzë dhe nevojën e respektimit të standardeve të integritetit:

Ligji 138/2015 promovon nevojën jetike të Shqipërisë për zyrtarë të pastër të zgjedhur/emëruar, si një kusht thelbësor për të garantuar besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, institucioneve të pavarura dhe atyre të krijuara me ligj, të administratës publike, si dhe në veçanti për mbrojtjen dhe garantimin e mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit dhe pushtetit ekzekutiv. Në funksion të tij partitë politike dhe institucionet kanë hartuar e miratuar Kode Etike, si dhe kanë promovuar nisma për dekriminalizim dhe kundër rasteve të korrupsionit/abuzimin me pushtetin.

Pas 10 vitesh ISP konstaton se vendi ndodhet në një fazë kritike, ku institucionet kryesore, përfshirë Kuvendi, Qeveria, Bashkitë dhe partitë politike, në kontrast me deklarimet e tyre etike dhe standardet e integritetit, po vonojnë, shmangin ose refuzojnë mënjanimin nga postet drejtuese të individëve të dënuar, nën akuzë zyrtare apo të përfshirë në aktet ndaluese në Kodet Etike.

ISP vlerëson se zyrtarët nën hetim zyrtar ose në masë sigurie, pavarësisht nga niveli drejtues në ekzekutiv apo pushtetet e tjera, duhet të japin dorëheqje. Ky është standardi i aplikuar nga Parlamenti Europian dhe Bashkimi Europian (p.sh., Qatargate 2022), ku zyrtarët u pezulluan nga funksionet dhe grupet politike parlamentare i pezulluan ose përjashtuan nga radhët e tyre. I njëjti standard duhet të aplikohet edhe nga vende që synojnë anëtarësimin në BE, siç është Shqipëria. Rastet e fundit, kur SPAK ka adresuar akuza zyrtare ndaj disa zyrtarëve të lartë, po injorohen, duke dhënë një mesazh negativ ndaj standardeve të llogaridhënies, etikës, integritetit, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Nga ana tjetër, ISP mbështet edhe standardet etike të PES/EPP, sipas të cilave, zyrtarët e dënuar nuk mund të mbajnë poste drejtuese dhe partitë nuk mund të jenë institucione avokatie mbështetëse për akuzat ndaj zyrtarëve. Në Shqipëri kjo ende nuk po ndodh. Rënia e besimit publik te partitë në rekorde negative historike është pasojë edhe e këtij qëndrimi. Partitë tona politike, sidomos ato që janë pjesë e grupimeve politike në grupet politike në PE/BE duhet të reformojnë aktet e tyre rregullatore dhe të ofrojnë modele pozitive aktiviteti, integriteti dhe përfaqësimi.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) është angazhuar në monitorimin e standardeve të integritetit, dekriminalizimit dhe funksionalitetit të partive politike dhe zyrtarëve të zgjedhur/emëruar, si dhe në javët në vijim do të adresojë rekomandime konkrete për reformimin e legjislacionit mbi partitë politike.

Lajme të lidhura

“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë
Breaking Views

“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë

22:30 - 24/09/26
“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK
Aktualitet

“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK

21:48 - 24/09/26
Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox
Aktualitet

Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

21:31 - 24/09/26
Para
Një në tre shqiptarë vuan nga sëmundjet e sistemit nervor – kujdes shenjat!

Një në tre shqiptarë vuan nga sëmundjet e sistemit nervor – kujdes shenjat!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kosova e nis mbarë Ligën e Kombeve, Vedat Muriqi i jep fitoren me Irlandën
Sport

Kosova e nis mbarë Ligën e Kombeve, Vedat Muriqi i jep fitoren me Irlandën

22:46 - 24/09/26

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Republikën e Irlandës me rezultat...

Lexo më shumë
“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë

“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë

22:30 - 24/09/26
“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK

“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK

21:48 - 24/09/26
Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

21:31 - 24/09/26
Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit, bllokohen në Itali

Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit, bllokohen në Itali

21:14 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com