GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Itali, dy heroinat shqiptare përleshen me hajdutin e armatosur

09:00 - 05/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Itali, dy heroinat shqiptare përleshen me hajdutin e armatosur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy shqiptare janë bërë protagoniste në Itali, pasi kanë frenuar një tentativë grabitje në farmacinë Galluzo në Firence. Maria dhe Albana kanë frenuar hajdutin e armatosur, kur në farmaci pati një panik të madh.

Një hajdut i armatosur priti disa minuta në radhë në një farmaci, i maskuar me kapuç dhe shall për të mbuluar fytyrën dhe kur i erdhi radha, i drejtoi armën farmacistes duke i kërkuar paratë. Në këtë moment, dy shqiptaret që kujdeseshin për mirëmbajtjen dhe pastrimin, Maria dhe Albana, mikesha, gjetën forcën të vepronin instinktivisht dhe shmangën më të keqen.

“Po pastroja raftet pranë hyrjes së farmacisë pashë nga larg që ai djali i kishte drejtuar armën doktoreshë Elisa-s, e pashë të rrëzohej nën banak, kisha frikë se mund të kishte vdekur.

Më pas pashë që grabitësi e kishte vendosur armën në banak, nuk e mendova asnjë sekondë, instinktivisht shkova drejt tij duke u munduar të nxitoja, por pa u dëgjuar, mora armën nga banaku dhe vrapova. Kur dola nga farmacia me armë në dorë, ai më ndoqi”, tha Maria, 39 vjeçe.

Mes Marias dhe grabitësit ndodhi një përleshje. Maria u rrëzua në tokë, hodhi armën, por mikesha e saj nuk e lë në baltë. Albana vrapon të marrë armën dhe ikën së bashku me të. Grabitësi ndjek Albanën, ata kalojnë nëpër rrugët e Piazza del Galluzzo, më pas Albana hedh pistoletën në asfalt, grabitësi e merr atë dhe zhduket.

Pas kësaj, Maria dhe Albana janë rikthyer në punë në farmacinë Galluzzo.

Maria është 39 vjeç, jeton në Italia që në moshën 19 vjeçare, është e martuar dhe ka 3 fëmijë. Albana ka dy fëmijë, prej 23 vitesh ndodhet në Itali. Të dyja kanë lindur në Shkodër, mbërritën shumë të reja në Itali për të qëndruar me bashkëshortët e tyre.

Veprimin në farmaci ato nuk e konsiderojnë gjest heroik, por instinkt mbrojtës ndaj njerëzve të rrezikuar.

“Veprimi ynë mund të duket si një gjest heroik, por në të vërtetë kemi vepruar me instinkt, një instinkt mbrojtës ndaj nesh dhe ndaj klientëve të tjerë të farmacisë, kishte shumë njerëz në atë moment, përfshirë një nënë me një fëmijë vetëm 2 vjeç”, thanë shqiptaret.

Ndonëse nuk i kanë harruar ende ato momente të forta, thonë se kanë fjetur të qeta.

Edhe Maria dhe Albana i drejtohen me një mesazh të qartë grabitësit: “Dëshirojmë t’i thonim të mos e bënte më një gjë të tillë, por gjithashtu t’i themi se nuk ia vlen të shkatërrosh jetën tënde për disa qindra euro. Të falim? Nuk mendoj se jemi gati ta falim atë”.

Në fund kishin një koment për të gjithë të huajt që paragjykohen.

“Ndonjëherë ka paragjykim për të huajt që kryejnë krime, këtë herë jemi të lumtur që kemi kontribuar në çarmatosjen e një krimineli që tingëllonte si fiorentin”, thanë 2 mikeshat.

 

Etiketa: hajdutheroinashqiptarë

Lajme të lidhura

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!
Aktualitet

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Ambasada e SHBA: Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike

19:08 - 08/04/26
Deputeti denoncon ngushtimin e hyrjes së portit të Durrësit: Interesat e Alabbar mbi ato të shqiptarëve!
Aktualitet

Deputeti denoncon ngushtimin e hyrjes së portit të Durrësit: Interesat e Alabbar mbi ato të shqiptarëve!

17:56 - 08/04/26
Para
Dita e Dëshmorëve, Meta: Nderojmë sakrificat e tyre

Dita e Dëshmorëve, Meta: Nderojmë sakrificat e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou” mes Barcelona dhe Atletiko Madrid përfundoi...

Lexo më shumë
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com