GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Italia duhet të bëjë ndeshjen perfekte nëse do që të mbrojë titullin

19:44 - 11/09/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Italia duhet të bëjë ndeshjen perfekte nëse do që të mbrojë titullin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Italia luan në mbrëmjen e të martës një nga dneshjet më vendimtare të sezonit, atë ndaj Ukrainës, në mitikun “San Siro” të Milanos.

Djemtë e Luciano Spallettit, vijnë në këtë sfidë, mes shumë problematikash, nga ato tekniko-taktike deri te dilemat psikologjike që kanë pushtuar lojtarët pas sfidës së barazuar në Shkup, ndaj Maqedonisë së Veriut.

Të shumtë kanë qënë ata që kanë kritikuar zgjedhjet e ish-trajnerit të Napolit, përfshirë Arrigo Sakin, që e ka cilësuar teknikun livornez si, një trajner pa ide që, megjithatë, nuk kishte kohën e duhur për të implementuar taktikat e tij, te ky grup.

Epo, tashmë, nuk ka kohë për alibi, sepse Italia duhet me çdo kusht që të fitojë përballë Ukrainës, për të mos i thënë “lamtumirë” Europianin që në kualifikuese, pa harruar që do hiqte dorë nga mbrojtja e titullit kampion, të fituar në 2021, përballë Anglisë në Wembley.

Në “San Siro” duhet luajtur “ndeshja perfekte”, por për këtë gjë, duhen edhe lojtarët e mirë dhe Italia, në këto muajt e fundit, ka vuajtur për të gjetur një grup në formë dhe shumë cilësor.

Blloku i kombëtares është i përbërë nga futbollistë, që në epokën e fundit të artë të “axurrëve” do të hasnin vështirësi që të grumbulloheshin, jo më të aktivizoheshin si titullarë.

Lamtumira e Chiellinit si dhe mosgrumbullimi i Bonuccit, kanë lënë shumë boshllëqe që Bastoni e Scalvini nuk po i mbyllin si duhet.

Këta të dy, plus Di Lorenzo e Dimarco, kanë në duart e tyre fatet e një kombi të tërë, sepse pas mospjesëmarrjes në Botëror, një tjetër dështim i këtij lloji, për më tepër në Europian, ku dy të parat e grupit eliminator, shkojnë menjëherë në fazën finale, do të ishte tragjedi kombëtare.

Problem madhor ka dhe në sulm, ku Immobile nuk jep garanicitë e duhura si dhe vuan atë që në zhargonin futbollistik njihet si “miedo escenico”, që nëse i futemi në detaje, është frika e një lojtari për të dhënë më të mirën në momentet kur ndeshja bëhet delikate.

Në Itali e vuajnë mungesën e një “Vieri” ose “Inzaghi”, prej vitesh tashmë, sepse në Apenine, nuk po dalin më sulmues të zotë, për të bërë diferencën.

Pra nuk është problem vetëm Immobile. Shpresat janë dhe te Gnonto e Raspadori, në repartin e avancuar, por shumë ekspertë, përtej Adriatikut, nuk kanë shumë besim te kjo përfaqësuese.

E fundit, nuk duhet harruar problematika e portierit. Donnarumma ka filluar që të mos ketë më besimin 100%, të stafit të kombëtares. Goli i pësuar në Shkup por edhe ndeshjet, jo shumë bindëse, që po zhvillon në Paris, kanë bërë që mediat italiane të hedhin hipotezë e rokadës, mes 3 shtyllave. Meret e jo vetëm, janë gati të “përfitojnë” nga ndonjë tjetër paraqitje jo e mirë e Gigios, megjithatë Spalletti duket se do i besojë dhe këtë herë.

Këtë të martë në 20:45, është prova e vërtetë, se sa të “maturuar” janë këta lojtarë. Përballë Ukrainës, është prova e zjarrit, mbetet të shihet nëse Spalletti ka dhënë indikacionet e duhura, në mënyrë që ndaj “pasardhësve të Shevchenkos”, të evitohet katastrofa./m.b /gijotina.com

FORMACIONI I MUNDSHËM (4-3-3):

Donnarumma; Di Lorenzo, Scalvini, Bastoni, Dimarco; Barella, Locatelli, Frattesi; Raspadori, Immobile, Gnonto

Etiketa: Itaia-UkraineItalia

Lajme të lidhura

Derbi i kryeqytetit ndez Superioren! Tirana–Partizani, sfida e zbërthyer në gjuhën e statistikave
Sport

Derbi i kryeqytetit ndez Superioren! Tirana–Partizani, sfida e zbërthyer në gjuhën e statistikave

11:49 - 25/04/26
Vllaznia siguron matematikisht “Final–Four”, “luftë” e ashpër për vendin e 4-të dhe mbijetesën
Sport

“Luftë” dhe spektakël! Nga derbi në ‘Air Albania’, te përplasja në Elbasan për kreun e Superiores

09:00 - 25/04/26
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale
Breaking Views

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Para
Foshnja vdes në spital, arrestohet e ëma

Foshnja vdes në spital, arrestohet e ëma

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista
Aktualitet

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista

10:34 - 26/04/26

Isuf Kanani, 60 vjeç, mbërriti mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës me shenja dhune. Rrethanat e ngjarjes janë ende...

Lexo më shumë
Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë

10:30 - 26/04/26
Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

09:39 - 26/04/26
Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

09:32 - 26/04/26
Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë

Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë

09:24 - 26/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com