Pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë përfundoi 1:2 për miqtë.
Ardian Ismajli shënoi për kuqezinjtë golin e parë të sfidës, por Shqipëria nuk arriti dot të mbajë avantazhin.
Di Lorenzo ishte ai që shënoi golin e parë për katër herë kampionët e botës, teksa gjeti shumë hapësira në mbrojtje.
Pak minuta më vonë, Raspadori pason për Grifon që në një pozicion të favorshëm mposht Berishën.
Ndërsa më tej dëmtohet rëndë Sandro Tonali. Mesfushori i Milanit bie keq pas një dyluftimi me Baren në mesfushë dhe largohet me ndihmën e barelës. Mancini e zëvendëson me Riccin.
Discussion about this post