GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Italia largohet prej iniciativës kineze Brezi dhe Rruga

20:15 - 06/12/23
në Aktualitet, Bota, Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Italia largohet prej iniciativës kineze Brezi dhe Rruga
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Italia do të largohet prej Iniciativës kineze Brezi dhe Rruga, ka konfirmuar Qeveria e këtij shteti. Administrata e kryeministres italiane, Giorgia Meloni e ka njoftuar Pekinin që do t’i japë fund pjesëmarrjes në iniciativë.

Italia ka qenë vendi i vetëm i madh i Perëndimit që ka qenë pjesë e iniciativës qysh prej vitit 2019, një prej projekteve më ambicioze të Kinës në fushën e tregtisë dhe infrastrukturës.

Ky vendim ishte kritikuar prej Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve tjera.

E lansuar nga presidenti kinez, Xi Jinping, më 2013, Brezi dhe Rruga synon investim në vlerë të 1 trilion dollarëve përreth Azisë dhe Evropës.

Në projekte përfshihen hekurudha të reja dhe porte detare, me qëllim të lidhjes së Evropës me Kinën dhe me pjesë tjera të Azisë.

Mirëpo, iniciativa është kritikuar prej fillimit prej SHBA-së, si shembull i “diplomacisë që vë shtetet në kurth, përmes borxheve”. Uashingtoni ka thënë se planet e Kinës kanë të bëjnë me projekte të paqëndrueshme dhe të pamundshme financiarisht për shumë vende, duke rënë kështu në kurthin e Pekinit.

Nëse do të shkëputej, kontrata me Italinë ka pasur një pikë që parashihte vazhdim automatik të kontratës në mars të vitit të ardhshëm. Muaj më parë, Meloni e ka quajtur vendimin e Qeverisë paraprake si “gabim serioz” dhe ka dhënë shenja se synon të largohet prej iniciativës.

Megjithatë, zyrtarë aktualë qeveritarë kanë thënë se synojnë të mbajnë marrëdhënie të mira me Kinën, pavarësisht vendimit.

Vetëm një pjesë e investimeve 20 miliardë euroshe të Kinës janë materializuar në Itali. Vitin e kaluar, eksportet italiane në Kinë kanë kapur vlerën e 16.4 miliardë eurove, për dallim prej 13 miliardë eurove më 2019.

Eksportet kineze në Itali janë rritur në 57.5 miliardë euro prej 31.7 miliardë eurove, në periudhën e njëjtë. Kina tregton edhe më shumë mallra me dy vendet tjera të Bashkimit Evropian, Francën dhe Gjermaninë, pavarësisht se këto dy vende nuk janë pjesë e iniciativës kineze. /REL

Etiketa: ItaliakinaMeloni

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Para
Skandal, regjistruesit e CENSUS-it nuk marrin pagesat nga INSTAT. Dyshimet se…

Skandal, regjistruesit e CENSUS-it nuk marrin pagesat nga INSTAT. Dyshimet se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com