GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Iu bllokonte punën taksistëve në aeroport/ Konkurrenca – Kastratit: Hiq tabelën, cenon tregun

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Iu bllokonte punën taksistëve në aeroport/ Konkurrenca – Kastratit: Hiq tabelën, cenon tregun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që kur iu dhurua kontrata si koncesionar Aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, Shefqet Kastrati ka krijuar monopol dhe po bën kërdinë me vjedhje, por aspak investime. Këtë herë ai ka penguar taksistët që të hyjnë në aeroport dhe të bëjnë punën e tyre. Mësohet se punëtorët e Kastratit kanë vendosur një tabelë ku shkruan “Ndalohen taksitë pa pasagjerë”. Duke e penguar këto lloj transporti t’u shërbejë qytetarëve.

Ky rast është denoncuar disa herë dhe më në fund Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar. Në një vendim të publikuar ditën e sotme, Konkurrenca arsyeton se ky veprim cenon tregun e lirë dhe është një veprim në shkelje të ligjit.

“Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 24.05.2023, mori në shqyrtim rastin në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt aeroportit ndërkombëtar të Tiranës dhe vendosi lejimin e aksesit pa kushte për të gjithë ndërmarrjet që ofrojnë shërbimin taksi nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës si dhe heqjen e tabelës me shkrimin “Ndalohet taksi pa pasagjerë”, e cila ndalon dhënien e këtij shërbimi në shkelje të ligjit nr. 9121/2003”, thuhet në vendim.

 

Pas hetimeve të kryere dhe shkeljeve që ka konstatuar Autoriteti i Konkurrencës  paralajmëron se do të marrë masa dhe Kastrati duhet të heq tabelën. Ndërsa në vendim theksohet që “Në rast të moszbatimit të vendimit për masën e përkohshme të cituar në pikën (I) të këtij vendimi, ndërmarrja Tirana International Airport SHPK ndëshkohet me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore”.

Shpresojmë që këtë herë AK të veprojë dhe të zbarojë vendimet e saj. Sepse deri më tani kemi parë se si tolerohet Kastrati nga këto institucione kontrollore kur bëhet fjalë për abuzimet në tregun e karburanteve.

 

Esmerlada Hida

Etiketa: autoriteti i Konkurencesvednim

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Bashkohen pozitë-opozitë: Miratojnë rrogat për deputetët dhe ministrat

U përlotën deputetët për mjekët dhe arsimtarët, në fund rritën rrogat e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete
Breaking Views

Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete

17:58 - 10/11/26

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë me bashkëkryetarët e Komisionit të...

Lexo më shumë
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com