GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Iu publikuan bisedat telefonike, drejtori i shërbimeve sekrete jep dorëheqjen

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Iu publikuan bisedat telefonike, drejtori i shërbimeve sekrete jep dorëheqjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë më parë në Greqi janë publikuar disa biseda telefonike, ku janë përfshirë disa zyrtarë, njëri prej tyre   ishte drejtori i shërbimeve sekretet. Pas këtij skandali kreu i shërbimit informativ dhe sekretari i përgjithshëm i zyrës së kryeministrit kanë dhënë dorëheqjen. Ai akuzohet për përdorimin e paligjshëm të sistemit të përgjimit kundër një gazetari dhe ndaj kreut të një partie opozitare.

Zyra e Kryeministrisë së Greqisë bëri të ditur se drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar Panagiotis Kontoleon dhe Grigoris Dimitriadis, sekretar i përgjithshëm i zyrës së kryeministrit, dorëzuan  ditën e sotme  dorëheqjen e tyre, e cila u pranua. Kontoleon dha dorëheqjen “pas veprimeve jo korrekte të konstatuara në procedurën e mbikëqyrjes ligjore”, tha zyra e kryeministrit, pa dhënë detaje se cilat procedura u ndoqën në kundërshtim me ligjin ose cilët mund të kenë qenë objektivat e këtyre përgjimeve. Sipas ligjit grek, një prokuror kërkohet të aprovojë çdo përgjim t ndërmarrë nga shërbimet informative.

Javën e kaluar, kreu i partisë opozitare socialiste të Greqisë, PASOK, Nikos Androulakis, paraqiti një ankesë në gjykatën e lartë të vendit duke thënë se kishte pasur një përpjekje për të hakeruar celularin e tij me sistemin e përgjimeve “Predator”. Androulakis, i cili është gjithashtu anëtar i Parlamentit Evropian, tha se u informua mbi këtë përpjekje nga shërbimi i sigurisë kibernetike të Parlamentit Evropian disa ditë përpara se të paraqiste ankesën e tij më 26 korrik. “Të zbuloj se kush qëndron pas praktikave të tilla të sëmura dhe për kë po veprojnë nuk është çështje personale. Është detyra ime demokratike”, deklaroi në atëbotë Androulakis.

Në prill, gazetari financiar grek Thanasis Koukakis tha se ai ishte njoftuar nga grupi i të drejtave digjitale “Citizen Lab” se telefoni i tij kishte qenë objektivi i përgjimit nga softueri “Predator” prej korrikut deri në shtator 2021. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve kishte bërë thirrje për një ” hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm… (për të) përcaktuar se kush e ka orkestruar atë përgjim dhe për t’i çuar ata para drejtësisë.”

 

Etiketa: Greqisekkretar i sherbimeve sekreteSkandal

Lajme të lidhura

Marta Kos ua lë fajin muzikantëve për këngën serbe që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë
Kosovë & Rajon

Marta Kos ua lë fajin muzikantëve për këngën serbe që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë

10:23 - 16/11/26
Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, reagon raportuesi për Kosovën në PE: Provokim ose injorancë e pastër
Kosovë & Rajon

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, reagon raportuesi për Kosovën në PE: Provokim ose injorancë e pastër

09:46 - 16/11/26
Protestat në Serbi, Vuçiç: Jemi lodhur nga ata që po na terrorizojnë dhe duhet të përgjigjemi
Kosovë & Rajon

Akuza për shkelje ligji në lidhje me Kosovën, tre organizata kallëzojnë penalisht Vuçiçin

08:09 - 16/11/26
Para
E fundit/ Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Tiranë, dyshohet se…

E fundit/ Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Tiranë, dyshohet se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative pas tubimit të djeshëm
Aktualitet

Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative pas tubimit të djeshëm

11:55 - 16/11/26

Vijojnë gjobat ndaj studentëve dhe protestuesve që dalin në rrugë kundër qeverisë. Policia po zbaton urdhrat e përcaktuar në Aktin Normativ...

Lexo më shumë
Shpërthim me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes

Shpërthim me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes

11:42 - 16/11/26
“Keni një ftesë për Veliajn dhe Spirolalin?” Berisha: Të bashkohemi për të përcjellë Ramën

“Keni një ftesë për Veliajn dhe Spirolalin?” Berisha: Të bashkohemi për të përcjellë Ramën

11:16 - 16/11/26
Kryesimi i grupit sjell shpërblimin e madh nga UEFA, ja sa arkëtoi Shqipëria me fitoren ndaj Bjellorusisë

Kryesimi i grupit sjell shpërblimin e madh nga UEFA, ja sa arkëtoi Shqipëria me fitoren ndaj Bjellorusisë

10:55 - 16/11/26
Berisha: Skapi i Partisë tani do quhet Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama

Berisha: Skapi i Partisë tani do quhet Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama

10:45 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com