GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Iu rrofshin miliardat”/ Chelsea mposhtet për faj të “super blerjeve”

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Iu rrofshin miliardat”/ Chelsea mposhtet për faj të “super blerjeve”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Chelsea fitoi një duel merkatoje me Liverpoolin, për shërbimet e Moises Caicedo, megjithatë tani mund të jetë penduar për faktin se amerikano jugori, jo vetëm që nuk e ndihmoi ekipin, por përkundrazi, shkaktoi më shumë telashe, në momentin kur trajneri vendosi që ta aktivizonte.

West Ham triumfon ndaj Chelsea-t, me derbin e Londrës që solli spektakël në shkallët e “London Stadium” në Parkun e Mbretëreshës Elizabetë.

“The Hammers” triumfuan bindshëm me rezultatin 3-1 ndaj “bluve” në një sfidë që ishte shumë e luftuar nga të dyja anët.

West Ham zhbllokoi sfidën që në minutën shtatë me Aguerd, i cili pas goditjes nga këndi të Ëard-Proëse, me një goditje me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Chelsea u kundërpërgjigj me Chukuemeka dhe mori barazimin në minutën e 28’.

Ndërkohë në minutën e 43’ “blutë” patën mundësinë që të kalonin në avantazh, por Enzo Fernandez nuk ia doli të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, pasi u ndal nga Areola, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me barazimin 1-1.

Në minutën e 53’ “The Hammers” rimorën avantazhin, me Antonion që realizoi një goditje perlë.

Megjithatë një ndërhyrje e gabuar ndaj Jackson, bëri që autori i golit të parë, Aguerd të merrte kartonin e dytë të verdhë dhe të linte ekipin e Moyes me dhjetë lojtarë.

Përtej faktit që ndodhej në inferioritet numerik që nga minuta e 67’, West Ham ia doli të gjente rrugën drejt rrjetës edhe njëherë tjetër.

Pas fitimit të penalltisë, në minutën e 90+5’ Lucas Paqueta mori përsipër ekzekutimin dhe e dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Pas javës së dytë të Premier League, West Ham shkon në kuotën e katër pikëve në vend të gjashtë, teksa Chelsea me një pikë renditet në vend të 14-të./SSA

Etiketa: ChelseaPremier Leaguewest ham

Lajme të lidhura

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë
Sport

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave
Sport

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Para
Dalin detaje të reja nga vrasja “mafioze” e shqiptarit

Aksidenti i rëndë i merr jetën 67-vjeçares në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë
Aktualitet

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26

Një 39-vjeçar me iniciale D. D., banues në Paskuqan, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune në rrugën...

Lexo më shumë
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26
Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com