GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Iu sekuestrua 50 mln € pasuri/ Kush është biznesmeni i lidhur me Veliajn, i dënuar në Belgjikë për pjesëmarrje në grup kriminal

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Iu sekuestrua 50 mln € pasuri/ Kush është biznesmeni i lidhur me Veliajn, i dënuar në Belgjikë për pjesëmarrje në grup kriminal

Elman Abule dhe Erion Veliaj (foto e postuar në 2019)

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni Eleman Abule, për të cilin Gjykata e Tiranës, me kërkesë të prokurorisë, vendosi sekuestrimin e pasurive të tij, rezulton të ketë lidhje me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Në vitin 2019, më media u publikua një fotografi, në të cilin shfaqeshin në shoqërinë e njeri-tjetrit kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe biznesmeni Elman Abule. Fotoja, po sipas raportimeve mediatike, është shkrepur në aeroportin e Romës, në Itali.

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Eleman Abule është pronari i vetëm i “FIDALBA” SHPK.

Kjo firmë rezulton të jetë zotëruese e disa kompanive të tjera, “FERRO CHROME HOLDING”, “METAL FORM”, METALE ALBANIA 2014 (ish “RAMETAL”, “TRITAL” dhe VENTUS. Kompania e fundit, në Prill 2022, ka përfituar një leje ndërtimi për “Turbikë eolike, Bashkia Pukë”, nga Këshilli i Rregullimit të Territorit – institucion i drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Në kërkesën për sekuestro dërguar në gjykatë, prokuroria nxjerr në pah rolin kryesor të biznesmenit Eleman Abule, në hetimin për veprën penale të pastrimit të parave.

Abule rezulton i dënuar nga drejtësia belge për përfshirje në grup kriminale.

“Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se Elman Abule në bashkëpunim me shtetasin Kristian Boçi, Ender Boçi, etj., kanë konsumuar veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ e kryer në bashkëpunim dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre. Elman Abule rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të ‘Kontrabanda me mallra të licencuara’”, njofton prokuroria.

Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, shtojnë të njëjtat burime, Elman Abule ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, thotë më tej akuza, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të Kristian Boçit, apo Vladimir Avrami, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Akuza zbulon edhe sesi funksiononte kjo skemë.

“Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje-blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anulimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditërisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërive me kuota të përbashkëta midis shtetasve Elman Abule dhe Kristian Boçi, apo midis Kristian Boçi dhe Ender Boçi, duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektive, blerja e HEC-eve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj”.

Masat e sekuestros së kërkuara nga prokuroria përfshijnë shoqëri tregtare, prona të luajtshme e të paluajtshme dhe disa llogarive bankare. Pasuritë janë nën zotërim të shtatë personave dhe subjekteve tregtare. Nga vlerësimi paraprak i prokurorisë, rezulton se vlera e pasurive të jetë 50 milionë euro.

Lexo edhe:

Dyshimet për pastrim parash/ Zbardhen kompanitë dhe pasuritë e sekuestruara me vlerë 50 mln Euro (Lista e plotë)

Etiketa: Eleman AbuleErion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht
Breaking Views

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Para
Nga Emiljano Shullazi te Gjergj Cukali, Apeli i Posaçëm lë në burg 12 të arrestuarit

Nga Emiljano Shullazi te Gjergj Cukali, Apeli i Posaçëm lë në burg 12 të arrestuarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com