GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Izolohen banorët e rrugës “Alije Këlliçi”, denoncimi i PD, Muçollari: Bashkia bëhet palë me klientët e vet…

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Izolohen banorët e rrugës “Alije Këlliçi”, denoncimi i PD, Muçollari: Bashkia bëhet palë me klientët e vet…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Tiranës se ka mbyllur rrugën “Alije Këlliçi”, në fund të Fushës së Aviacionit, për banorët. “Kemi një rast flagrant ku Bashkia, në vend që të ishte në krah të qytetarëve, të banorëve, ka dalë kundër tyre dhe po u nxin jetën prej me shume se dy vite”, u shpreh anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari.

Sipas tij, familjet, banorët dhe familjet e kësaj zone janë izoluar duke pamundësuar hyrjen dhe daljen nga banesat e tyre.

“Qindra familje kanë ndërtuar këtu shtëpinë me mundin e djersën e tyre, shtëpi të legalizuara, secila prej tyre me kodin postal. Ndërkohë papritur, vjen Bashkia dhe vendos tju mbylle rrugën. Vendos ti izolojë. Ua bën të pamundur të hynë dhe të dalin nga banesat e tyre. Me një projekt, që fsheh interesa okulte. Banorët janë të bindur se Bashkia po e bën për t’i detyruar banorët të largohen në favor të marrëveshjeve me ndërtues te cilët kërkojnë pronat e tyre për të ndërtuar sipas kushteve e kritereve që ata duan. Pra bashkia bëhet palë me klientët e saj, kundër banorëve. E gjitha kjo, edhe në kundërshtim madje edhe me atë që ka kërkuar Autoriteti Rrugort dhe familjet e kësaj zone janë izoluar duke pamundësuar hyrjen dhe daljen nga banesat e tyre”.

Deklarata

Ndodhemi në rrugën ‘Alije Këlliçi’, në fund të Fushës së Aviacionit. Kemi një rast flagrant ku Bashkia, në vend që të ishte në krah të qytetarëve, të banorëve, ka dalë kundër tyre dhe po u nxin jetën prej me shume se dy vite.

Qindra familje kanë ndërtuar këtu shtëpinë me mundin e djersën e tyre, shtëpi të legalizuara, secila prej tyre me kodin postal. Ndërkohë papritur, vjen Bashkia dhe vendos tju mbylle rrugën. Vendos ti izolojë. Ua bën të pamundur të hynë dhe të dalin nga banesat e tyre. Me një projekt, që fsheh interesa okulte. Banorët janë të bindur se Bashkia po e bën për t’i detyruar banorët të largohen në favor të marrëveshjeve me ndërtues te cilët kërkojnë pronat e tyre për të ndërtuar sipas kushteve e kritereve që ata duan. Pra bashkia bëhet palë me klientët e saj, kundër banorëve. E gjitha kjo, edhe në kundërshtim madje edhe me atë që ka kërkuar Autoriteti Rrugor.

Sipas shkresës ne fjale Autoriteti Rrugor e ka vene në dijeni Bashkinë që e ka detyrim ligjor zgjidhjen e këtij problemi te banoreve për rrugët “Vëllazërimi”, “Alije Këlliçi” dhe madje ka vene ne dijeni edhe Këshillin e ministrave qe prej vitit 2022.

Por Bashkia, madje dhe Këshilli i Ministrave nuk denjojnë as të kthejnë përgjigje, ecin përpara kundër banorëve. Projekti i bashkisë i mbyll përfundimisht rrugën qindrave familjeve për të shkuar në shtëpinë e tyre, ky projekt nuk i jep mundësinë as ambulancës as zjarrfikëses t’ju ofroje ndihmë qytetarëve.

Ky projekt abuziv qe shkel te drejtën e servitutit, rrezikon jetën e familjeve në fjalë.

Jemi këtu për ta denoncuar këtë aferë dhe për të bërë që zëri I këtyre qytetarëve të dëgjohet.

I bëjmë thirrje bashkise se Tiranes ti japin zgjidhje te menjëhershme këtij problemi jetik te qindra familjeve. Qytetaret duan zgjidhje dhe nuk ju intereson lufta e klaneve brenda PS se.

Ju bëjmë thirrje ti japin menjëherë zgjidhje pasi ne te kundërt do te përballen me një kallëzim penal për shpërdorim detyre.

I bëjmë thirrje Shoqërisë Salillari te ndërpresë punimet e jashtëligjshme për bllokimin e rrugës.

E drejta e servitutit është një e drejte e parashikuar qe prej Kanunit te Leke Dukagjinit deri ne ditët e sotme ne çdo kod ligjor te Shqipërisë dhe shoqërive perëndimore.

 

Etiketa: DenoncimmucollariPD

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë
Aktualitet

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

15:42 - 15/09/26
Ambasadori kroat: Qeveria duhet të dëgjojë mesazhin e protestës, gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit
Aktualitet

Ambasadori kroat: Qeveria duhet të dëgjojë mesazhin e protestës, gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit

15:13 - 15/09/26
Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin: I lidhni shallin sa herë ka mbledhje me partizanë
Aktualitet

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin: I lidhni shallin sa herë ka mbledhje me partizanë

15:01 - 15/09/26
Para
I riu nga Tirana vetëvaret brenda shtëpisë së tij

Dje festuan Shën Valentinin/ Ky është çifti që u përfshi në aksidentin në Pishkash ku humbi jetën 20-vjeçarja (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji
Aktualitet

Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji

16:31 - 15/09/26

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në hyrje të fshatit Andon Poçi në Gjirokastër, duke paraqitur rrezik për...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

15:42 - 15/09/26
Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

15:35 - 15/09/26
Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

15:25 - 15/09/26
Ambasadori kroat: Qeveria duhet të dëgjojë mesazhin e protestës, gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit

Ambasadori kroat: Qeveria duhet të dëgjojë mesazhin e protestës, gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit

15:13 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com