GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Izraeli bën sulme në Rafah, zotohet të vazhdojë bisedimet për lirimin e pengjeve

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli bën sulme në Rafah, zotohet të vazhdojë bisedimet për lirimin e pengjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ushtria izraelite njoftoi të hënën se po bën sulme në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pak pasi Hamasi njoftoi se ka pranuar një propozim për armëpushim për të ndalur luftën me Izraelin.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se propozimi për armëpushim “është larg kërkesave thelbësore të Izraelit”, por tha se Izraeli do të dërgojë negociatorë në Kajro për t’i vazhduar bisedimet për armëpushim.

Ndërkaq në Uashington, Shtëpia e Bardhë u bëri thirrje palëve që të arrijnë në një marrëveshje. Negociatorët në Egjipt janë përpjekur për të mundësuar një pezullim të përkohshëm të luftimeve dhe lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi në Gazë.

“Duam t’i nxjerrim pengjet”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Duam të vendosim një armëpushim për gjashtë javë. Duam të shtojmë ndihmat humanitare dhe gjëja e fundit që do të doja do të ishte të thoja diçka nga ky podium që do ta rrezikonte të gjithë këtë. Sidoqoftë, siç kemi thënë më parë, ende besojmë se arritja e një marrëveshjeje është absolutisht përfundimi më i mirë i mundshëm, jo vetëm për pengjet, por edhe për popullin palestinez”.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit shkruajtën mbrëmjen e së hënës në rrjetin social X se “po bëjnë aktualisht sulme të caktuara ajrore ndaj objektivave të Hamasit në Rafahun lindor”.

Zyra e kryeministrit Netanyahu tha nëpërmjet një deklarate se “kabineti i luftës vendosi unanimisht që Izraeli të vazhdojë operacionin në Rafah për të ushtruar trysni ushtarake me qëllim arritjen e lirimit të pengjeve dhe objektivave tona të tjera në këtë luftë”.

Edhe për këtë, Shtëpia e Bardhë shprehu një qëndrim të fortë, ndërsa presidenti Joe Biden bisedoi të hënën nëpërmjet telefonit me zotin Netanyahu.

“Nuk ka rëndësi nëse janë raketa apo predha; gjërat që vrasin njerëz të pafajshëm nuk janë të pranueshme”, tha zoti Kirby. “Dhe sërish, presidenti e bëri të qartë se nuk duam të shikojmë operacione në Rafah që vënë në rrezik një milion e gjysëm njerëz që gjenden atje”.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se presidenti Biden “përsëriti pozicionin e qartë në lidhje me qytetin Rafah” gjatë telefonatës me udhëheqësin izraelit. Deklarata gjithashtu thotë se zoti Netanyahu ra dakort që “të sigurohet se pika e kalimit në Kerem Shalom do të qëndrojë e hapur për ndihmat humanitare për personat në nevojë”.

Pak më herët, presidenti Biden mirëpriti gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë mbretin e Jordanisë me të cilin bisedoi për situatën në Gazë.

Etiketa: Izraelrafah

Lajme të lidhura

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Para
“Hajdut ik”/ Protestuesit këmbëngulin në dorëheqjen e Veliat (Video-Foto)

Nis protesta para bashkisë për dorëheqjen dhe arrestimin e Veliajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Camp Nou” dhe “Wembley” në garë për të pritur finalen e Champions League, pritet vendimi i UEFA-s
Sport

“Camp Nou” dhe “Wembley” në garë për të pritur finalen e Champions League, pritet vendimi i UEFA-s

08:39 - 15/09/26

“Camp Nou” mund të jetë skena e finales së Champions League në vitin 2029, ndërsa UEFA pritet të marrë vendimin...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 15 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:14 - 15/09/26
“Shpresoj të mos kthehesh më”, kryeministri Rama çan me thonj pasagjerin shqiptar në avion dhe ia dorëzon policisë italiane

“Shpresoj të mos kthehesh më”, kryeministri Rama çan me thonj pasagjerin shqiptar në avion dhe ia dorëzon policisë italiane

08:07 - 15/09/26
Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat

07:54 - 15/09/26
105 ditë revoltë! Protestuesit dhe diaspora nuk tërhiqen: Asgjë s’i ndal djemtë e shqipes deri në largimin e regjimit të Ramës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Sot dita e 108-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:45 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com