GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Izraeli bombardon kishën historike në Gaza, strehoheshin civilë

07:52 - 20/10/23
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Izraeli bombardon kishën historike në Gaza, strehoheshin civilë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat izraelite kanë bombarduar një kishë historike në Rripin e Gazës, në të cilën po strehoheshin civilë të zhvendosur si pasojë e sulmeve, ndërsa autoritetet palestineze kanë njoftuar për viktima.

Ministria e Punëve të Brendshme në Gaza njoftoi se Izraeli kishte në shënjestër Kishën Ortodokse Greke në Gaza. Siç njoftohet, shumë njerëz u vranë dhe u plagosën si rezultat i sulmit izraelit në kishën ku gjendeshin të strehuar qindra palestinezë të zhvendosur.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA raportoi se një vajzë ka humbur jetën në sulmin e Izraelit ndaj Kishës historike Ortodokse Greke “Shën Porfiri” në lagjen Az-Zeytun në jug të qytetit të Gazës.

Ndërkohë që kishës historike i shkaktuan dëme të rënda nga sulmi, një ndërtesë që ndodhej pranë kishës u shkatërrua gjithashtu.

Kisha Ortodokse Greke “Shën Porfiri”, e lidhur me Kishën Anglikane në Kuds, ndodhet afërsisht 250 metra nga Spitali Baptist Al-Ahli, të cilin Izraeli e bombardoi më 17 tetor, duke shkaktuar vdekjen e qindra njerëzve.

Rreth 1.000 të krishterë jetojnë në zonën e sulmuar nga Izraeli, ndërkohë që edhe persona që u ishin shkatërruar shtëpitë ishin strehuar në kishë dhe ndërtesat e saj për mbrojtje.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se 3.785 njerëz, duke përfshirë 1.524 fëmijë, janë vrarë dhe më shumë se 12.000 janë plagosur në sulmet e Izraelit në Gaza që nga 7 tetori, kur filloi konflikti në rajon pas një operacioni nga Hamasi në qytetet kufitare izraelite.

Etiketa: BombardimIzraelkishe

Lajme të lidhura

Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte
Botë

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Para
BB: Shqipëria ndryshe nga rajoni, shënoi rritje por pa mirëqenie

BB: Shqipëria ndryshe nga rajoni, shënoi rritje por pa mirëqenie

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 08/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Prill 2026

07:39 - 08/04/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026

07:37 - 08/04/26
Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com