GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Izraeli kryen sulme ajrore në Gaza, rritet numri i viktimave

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Izraeli kryen sulme ajrore në Gaza, rritet numri i viktimave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Izraeli tha të mërkurën se ushtria e tij goditi gjatë natës 200 objektiva në Rripin e Gazës, ndërsa trupat izraelite janë grumbulluar pranë kufirit të Gazës para një ofensive të mundshme tokësore.

Numri i të vdekurve në palën izraelite nga sulmet e Hamasit që filluan të shtunën u rrit në 1,200 veta, kryesisht civilë, me 2,700 të tjerë të plagosur.

Zëdhënësi i Forcave izraelite të Mbrojtjes, nënkoloneli Jonathan Conricus tha se numri u rrit pas gjetjes së më shumë trupave, jo për shkak të luftimeve të vazhdueshme brenda Izraelit.

Ai tha në një videomesazh se Izraeli ka mbyllur çarjet kufitare të kryera nga luftëtarët e Hamasit dhe po ruan zonën nga afër.

Zëdhënësi gjithashtu mbrojti sulmet ajrore izraelite që kanë shkatërruar ndërtesa banimi, duke thënë se ato janë objektiva të ligjshme ushtarake, sepse Hamasi i vendos qëllimisht operacionet e tij në ndërtesa civile.

Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 263,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftimeve dhe numri pritet të rritet.

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë të mërkurën se numri i të vdekurve në Gaza u rrit në 1,055 persona, me më shumë se 5,000 të tjerë të plagosur.

Zëdhënësi Conricus tha se 360,000 rezervistë izraelitë po përgatiteshin për të kryer misionin që do të siguronte se “Hamasi në fund të kësaj lufte nuk do të ketë asnjë aftësi ushtarake me të cilën mund të kërcënojë ose të vras civilët izraelitë”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, u tha gazetarëve se një grup i vogël i forcave të posaçme të Shteteve të Bashkuara po punon me ushtrinë izraelite për të ndihmuar me planifikimin dhe me të dhëna nga shërbimet e zbulimit në kundëroperacionin izraelit kundër Hamasit.

“Ne gjithashtu kemi mundësitë për të vendosur me shpejtësi burime të tjera në rajon,” tha sekretari Austin.

Shtetet e Bashkuara dërguan gjithashtu anije dhe avionë ushtarakë në Mesdheun Lindor, që sipas zëdhënësit Conricus, është një mesazh parandalimi për t’u siguruar që konflikti me Hamasin të mos zgjerohet në një luftë rajonale.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken udhëton të mërkurën në Izrael për të dërguar një “mesazh solidariteti dhe mbështetjeje”, tha Departamenti i Shtetit.

Përveç izraelitëve, mes të vrarëve ka edhe shtetas nga vende të tjera. Australia, Brazili dhe Filipinet ishin ndër ato vende që konfirmuan vrasjen e shtetasve të tyre të martën.

Sabri Saidam, zëvendëssekretari i Komitetit Qendror të Fatahut, i tha kanalit televiziv satelitor në gjuhën arabe të qeverisë amerikane Alhurra, se situata humanitare në Rripin e Gazës është e pashembullt. Ai tha se me intensitetin e sulmeve ajrore izraelite, “nuk mendoj se do të mbetet gjë për tanket izraelite nëse ata vendosin të hyjnë në një betejë tokësore”.

Alon Liel, ish-diplomat izraelit dhe drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, i tha kanalit Alhurra se pas “poshtërimit dhe skenave të tmerrshme” nga sulmi i Hamasit, përgjigja izraelite do të vazhdojë.

“Ka kërkesa të forta dhe ka nevojë që qeveria të shpjegojë këtë disfatë dhe ta shndërrojë në fitore. Askush në udhëheqje nuk mendon aktualisht për ndërprerjen e sulmeve”, tha zoti Liel./VOA

 

Etiketa: Izrael

Lajme të lidhura

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Para
Izrael, formohet kabineti i luftës dhe qeveria e emergjencës

Izrael, formohet kabineti i luftës dhe qeveria e emergjencës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com