GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Izraeli miraton armëpushim 60-ditor, Trump: Shpresoj që Hamasi të pranojë kushtet

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Merret vendimi/ Trump anulon programet e USAID: Kanë keqpërdorur miliarda dollarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Izraeli ka rënë dakord për “kushtet e nevojshme” për të finalizuar një armëpushim 60-ditor në Gaza. Ka qenë ky njoftimi i bërë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump i cili sqaroi se do të punojë me të dyja palët për t’i dhënë fund luftës.

“Ne do të punojmë me të gjitha palët për t’i dhënë fund Luftës Katari dhe egjiptianët, të cilët kanë punuar shumë për të ndihmuar në sjelljen e paqes, do ta paraqesin këtë propozim përfundimtar. Shpresoj… që Hamasi ta pranojë këtë marrëveshje, sepse nuk do të përmirësohet – DO TË PËRKEQËSOHET VETËM”, shkroi Trump.

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, tha se Izraeli ishte “absolutisht” gati për një armëpushim, por nuk ishte menjëherë e qartë nëse Hamasi do t’i pranonte kushtet e marrëveshjes së propozuar.

Njoftimi i Trump vjen përpara një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të planifikuar për javën e ardhshme, në të cilin presidenti amerikan ka thënë se do të jetë “shumë i vendosur”.

Në mars, një marrëveshje e mëparshme armëpushimi u prish kur Izraeli nisi sulme të reja në Gaza. Ushtria izraelite e përshkroi veprimin si “sulme parandaluese… bazuar në gatishmërinë e Hamasit për të kryer sulme terroriste, për të rritur forcën dhe për t’u riarmatosur”.

Marrëveshja e mëparshme e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit – e cila filloi më 19 janar – ishte caktuar të kishte tre faza, por nuk e kaloi fazën e parë.

Faza e dytë përfshinte vendosjen e një armëpushimi të përhershëm, kthimin e pengjeve të mbetura gjallë në Gaza në këmbim të palestinezëve të burgosur në Izrael dhe tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza.

Izraeli nisi një fushatë ushtarake në Gaza pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit, në të cilin u vranë rreth 1,200 persona. Të paktën 56,647 persona janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit, e cila drejtohet nga Hamasi.

Etiketa: Donald TrumpHamasIzraeliSHBA

Lajme të lidhura

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?
Aktualitet

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

14:52 - 13/11/26
Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!
Botë

Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!

10:40 - 13/11/26
Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Botë

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

09:49 - 13/11/26
Para
SHBA – USAID pushon zyrtarisht së ekzistuari

SHBA – USAID pushon zyrtarisht së ekzistuari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë
Breaking Views

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të premte përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke shënuar kështu ditën e 167-të...

Lexo më shumë
Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

19:45 - 13/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

19:02 - 13/11/26
Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

18:38 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com