GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Izraeli nis sulmet ajrore ndaj Hamasit

19:53 - 07/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli nis sulmet ajrore ndaj Hamasit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Izraeli ka sulmuar me avionë luftarakë poste dhe objekte të Lëvizjes së Rezistencës Islamike, Hamas, thanë burimet palestineze të sigurisë dhe dëshmitarët okularë. Sulmet, të cilat kishin në shënjestër postet ushtarake që i përkisnin Brigadave të krahut të armatosur të Hamasit, al-Qassam pranë qytetit jugor të Rripit të Gazës, Khan Younis, shkaktuan dëme të mëdha në objektet stërvitore, pa raportim të menjëhershëm të të lënduarve, thanë burimet për Xinhua.

Mediat e huaja raportojnë se shpërthime të mëdha u dëgjuan në zonë dhe militantët e Hamasit qëlluan përsëri kundër avionëve luftarakë sulmues, thanë dëshmitarët okularë. Sulmet ajrore në objektet e Hamasit ishin një përgjigje ndaj lëshimit të mëparshëm të balonave ndezëse nga Rripi i Gazës drejt Izraelit, tha një zëdhënës i ushtrisë izraelite në një deklaratë për shtyp.

Avionët luftarakë izraelitë goditën një fabrikë që prodhon çimento të përdorur për ndërtimin e tuneleve nëntokësore dhe një fabrikë tjetër që prodhon raketa dhe predha të improvizuara, shtoi zëdhënësi.

Zëdhënësi i Hamasit Hazem Qassem tha se sulmet ajrore në Rripin e Gazës “shprehin dështimin e Izraelit për t’u përballur me luftën e popullit palestinez, kryesisht pas arratisjes së gjashtë të burgosurve palestinezë nga një burg izraelit”.

Izraeli ka nisur sulme të shumta ajrore në Rripin e Gazës që nga përfundimi i raundit të fundit të tensionit midis Izraelit dhe militantëve të udhëhequr nga Hamasi, i cili zgjati 11 ditë dhe përfundoi më 21 maj, duke lënë më shumë se 250 palestinezë dhe 13 izraelitë të vdekur.

Etiketa: HamasIzraelsulme

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Pasi formuan qeverinë e përkohshme, talebanët marrin vendimin e parë

Pasi formuan qeverinë e përkohshme, talebanët marrin vendimin e parë

TË FUNDIT

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26

Dy persona ranë në prangat e bluve të Rajonit nr.4 në kryeqytet, autorë të disa vjedhjeve, së fundmi të një...

Lexo më shumë
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com