GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Izraeli sulmon një tjetër central bërthamor, shpërthime në Teheran!

në Botë, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli sulmon një tjetër central bërthamor, shpërthime në Teheran!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Izraeli vijon sulmet ndaj bazave ushtarake dhe bërthamore të Iranit. Sulmet vijuan edhe gjatë ditës, ndërsa mediat raportojnë se Izraeli ka goditur objektin bërthamor të fortifikuar të Fordoë. Shpërthime janë dëgjuar në disa zona të ndryshme të kryeqytetit Teheran.

Sulmi ka eliminuar zinxhirin e komandës ushtarake, me rreth 20 komandatë të vrarë e 7 shkenctarë bërthamorë. Mes të vrarëve, është edhe komandanti i Forcës elitare Quds të Gardës Revolucionare Islamike, Gjenerali Esmail Qaani.

Të paktën 78 persona janë vrarë dhe 329 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore që goditën zonat e banuara në Teheran, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Nournews.

Në sulmet e para, u eliminuan Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike, Hossein Salami;  Komandanti i Shtabit Qendror të Khatam-al Anbiya, Gholamali Rashid; Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, Mohammad Bagheri, dhe dy shkencëtarët Fereydoon Abbasi dhe Mohammad Mahdi Tehranchi. Në sulmet e reja u vra edhe drejtuesi i Forcave Ajrore të Gardës, Amir Ali Hajizadeh.

Të paktën  6 baza u goditën rreth Teheranit, përfshirë bazën Parchin, një kompleks prodhimi raketash, ku dyshohet se në të kaluarën janë përfshirë edhe teste bërthamore. Avionët luftarakë izraelitë goditën centralin bërthamor  Natanz, në jug të Teheranit, por edhe disa pozicione ushtarake të vendosura në periferi të kryeqytetit. Përveç Tabrizit, në veriperëndim ku ndodhen rafineritë kryesore, u sulmuan edhe qytetet e Esfahanit, Arakut dhe Kermanshahit. Sulme të reja u raportuan edhe në Kermanshah, në perëndim të vendit si edhe në centralin bërthamor të Natanzit, i goditur edhe më herët.

Irani thotë se midis të vdekurve ka edhe civilë, përfshirë fëmijë. Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka kërcënuar se hakmarrja do të jetë e ashpër. Nga ana tjetër, Izraeli shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Ka mbyllur hapësirën ajrore ndërsa raportohet se mund të mbyllë edhe ambasadat e saj në botë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se goditën “zemrën e programit të pasurimit bërthamor të Iranit dhe përpjekjet e tij për të zhvilluar një armë bërthamore”, duke shtuar se shënjestër ishte impianti kryesor të pasurimit të Iranit në Natanz. SHBA ka deklaruar se nuk është e përfshirë në sulm.

Ndërkohë, mbrojtja e Shtetit të Izraelit (IDF) njoftoi se shkatërruan dhjetëra lëshues raketash, objekte magazinimi dhe vende të tjera ushtarake në Iranin perëndimor.

gijotina.com/

Etiketa: Izrael-Iran

Lajme të lidhura

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë
Breaking Views

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26
Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja
Aktualitet

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

19:45 - 13/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Para
Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë
Breaking Views

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të premte përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke shënuar kështu ditën e 167-të...

Lexo më shumë
Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

19:45 - 13/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

19:02 - 13/11/26
Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

18:38 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com