GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Izraeli vret 5 palestinezë

14:18 - 06/02/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli vret 5 palestinezë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat izraelite kanë vrarë pesë sulmues të armatosur palestinezë gjatë një bastisjeje në një kamp refugjatësh në Bregun e pushtuar Perëndimor më 6 shkurt. Bastisja e fundit pritet që edhe më tej të përshkallëzojë tensionet në këtë rajon. Zyra e presidentit të autoritetit palestinez tha se kjo dhunë është krim, duke kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që t’i bëjnë presion Izraelit që të mos vazhdojë me inkursione.

Ushtria izraelite

Ushtria izraelite tha se bastisja u krye me qëllim që të arrestohej një celulë militantësh që kishte kryer një sulm në një restorant në vendbanimin hebre në Bregun Perëndimor.

Dhuna e fundit vjen në një prej periudhave më vdekjeprurëse në vitet e fundit në konfliktin izraelito-palestinez dhe në javët e para të Qeverisë së re izraelite, që ka premtuar se do të ketë një qasje më të ashpër ndaj palestinezëve. Ushtria izraelite tha se po operonte në kampin e refugjatëve Akabat Xhabër, për të arrestuar të dyshuarit e sulmit të muajit të kaluar në një restorant në Bregun Perëndimor. Ushtria tha se disa prej sulmuesve që u vranë ishin të përfshirë në ngjarjen e muajit të kaluar.

Qeveria e re izraelite

“Qeveria e re e Izraelit po vazhdon me serinë e krimeve kundër popullit palestinez”, tha Zyra e presidenti i autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas.

Ndërkaq, Jihad Abu Al-Assal, guvernator i Jerikos në Luginën e Jordanit, tha se ushtria izraelite po mban trupat e pajetë të viktimave. Pa qasje në trupat e viktimave, Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se nuk mund të konfirmojë numrin e të vrarëve, por shtoi se tre persona janë të plagosur, njëri prej tyre në gjendje kritike.

Sipas burimeve të sigurisë, Associated Press raportoi se dy prej të vrarëve ishin anëtarë të Hamasit, ndërkaq tre të tjerë u vranë gjatë këmbimit të zjarrit me trupat izraelite gjatë bastisjes. Që nga pranvera e kaluar, ushtria izraelite ka shpeshtuar bastisjet në Bregun Perëndimor, pas një serie të sulmeve vdekjeprurëse palestineze brenda Izraelit.

Vitin e kaluar, pothuajse 150 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor, që është numri më i lartë i viktimave në këtë zonë që nga viti 2004, kanë thënë organizatat për të drejtat e njeriut. Ndërkaq, që nga fillimi i këtij viti, 41 palestinezë janë vrarë në këto territore. Rreth 30 persona janë vrarë në Izrael nga palestinezët më 2022.

Ushtria izraelite ka thënë se shumica e palestinezëve të vrarë kanë qenë militantë. Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës së Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët thonë se këto territore do të jenë pjesë e një shteti të tyre të pavarur në të ardhmen./REL

Etiketa: Izraelipalistenezevret

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Të kujt janë 400 mijë eurot? Alda Klosi e Dobi deklarojnë se…

Vodhi ish-zyrtaren Klosi, pastruesja Dobi rimerret në pyetje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com