GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Ja arsyet se përse duhet të ecni çdo ditë në mëngjes

15:56 - 24/08/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja arsyet se përse duhet të ecni çdo ditë në mëngjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke lënë mënjanë faktet mjekësore, vetëm mendoni për këtë: kur të dilni jashtë, do të ekspozoheni në diell dhe kjo dozë e vogël e vitaminës D do t’ju ndihmojë të ndiheni menjëherë më vigjilentë.

Është gjithashtu një kohë kur mund të hiqni dorë nga çdo gjë që ju streson dhe të përqendroheni në atë që do të arrini atë ditë.

Por ecja nuk është e mirë vetëm për mendjen, por edhe për trupin. Sipas klinikës Mayo, ecja mund ta ndihmojë zemrën tuaj të qëndrojë e shëndetshme duke parandaluar kushte si sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Për më tepër, mund të ndihmojë edhe individë të caktuar të humbin peshë.

“Një orë para se të zgjoheni, trupi juaj fillon të përgatitet për ditën. Presioni juaj i gjakut fillon të rritet ashtu si rrahjet e zemrës, dhe gjëndrat  endokrine sekretojnë sasi më të mëdha të hormoneve për të përgatitur trupin tuaj, duke përfshirë hormonin e tiroides. Duke ecur çdo mëngjes, ju ulni rritjen e presionit të gjakut dhe përmirësoni shëndetin kardiovaskular”, thotë mjeku Manuel Flores.

Një shëtitje në mëngjes mund të jetë gjithashtu e mirë për mushkëritë tuaja. “Për sa kohë që keni miratimin e mjekut, shëtitjet në mëngjes janë shumë të dobishme për njerëzit me sëmundje të mushkërive, siç është sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD)”, thotë Sheri Tooley, presidente e Shoqatës Amerikane të Kujdesit për Frymëmarrjen.

“Ecja është një aktivitet që mund të përmirësojë aftësinë e trupit për të përdorur oksigjenin”, shton ajo. Sipas një studimi të vitit 2016 të botuar në “Journal of COPD Foundation”, pacientët që ecnin 60 minuta në ditë ulën shkallën e ri-hospitalizimit me 50 për qind.

Flores rekomandon të ecni të paktën 150 minuta në javë, dhe Tooley është dakord duke sugjeruar 30 minuta në ditë. “Shëtitjet e përditshme ndihmojnë në parandalimin ose menaxhimin e një sërë kushtesh shëndetësore, përmirësojnë aftësinë kardiovaskulare, disponimin, reduktojnë stresin dhe përmirësojnë edhe metabolizmin”, thotë Tooley.

Të gjitha këto përfitime mund të mbështesin edhe shëndetin tuaj të frymëmarrjes.

Etiketa: Ja arsyet se përse duhet të ecni çdo ditë në mëngjes

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Ish-ministri i Brendshëm kundër nismës së Ramës: “Pasaportat e arta”, devijojnë Shqipërinë nga BE

Ish-ministri i Brendshëm kundër nismës së Ramës: “Pasaportat e arta”, devijojnë Shqipërinë nga BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Itali, shqiptari mbyt bashkëshorten në sy të fëmijëve
Aktualitet

Ekzekutohet në mes të rrugës 25-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

11:43 - 14/02/26

Një ekzekutim në mes të rrugës, ndërsa vendi ishte ende në gjumë ka ndodhur sot në Itali. Nata e një...

Lexo më shumë
Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak!

“Do vdesim për tokat e gjyshërve”/ Banorët e Rrjollit kundër resortit, përplasen me policinë dhe bllokojnë punimet

11:30 - 14/02/26
Banorët që preken nga projekti TID në protestë, Rama futet në bashkinë e Durrësit

Banorët që preken nga projekti TID në protestë, Rama futet në bashkinë e Durrësit

11:26 - 14/02/26
Komisioni i Disiplinës me dorë të hekurt, Flamurtari e pëson keq

Disiplina “shkund” zyrtarin e Egnatias! Elbasani vazhdon ta pësojë prej tifozëve (Vendimet)

11:10 - 14/02/26
Skema e Vangjel Tavos për të grabitur pronat në Himarë

Skema e Vangjel Tavos për të grabitur pronat në Himarë

10:53 - 14/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com