GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ja çfarë i duhet Partizanit për të arritur grupet e Conference

22:46 - 27/07/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Me mendjen në Hungari, Partizani përgatitet për BATE-n
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas atij zhgënjimi ndaj BATE Borisov, Partizani u kthye në fushë ndaj Atletik Eskaldes, ku fitoren e kishte më shumë se detyrë.

Nëse i bëjmë një analizë Partizanit të kësaj ndeshjeje, na rezulton të jetë diçka shumë e ndryshme me atë ndaj BATE Borisov, ndikuar nga çfarë lojtarët bënë në fushë, por edhe nga qasja e ndryshme e kundërshtarit.

Duhet thënë se ai gol i Mbasë i jep një siguri të madhe të kuqve për kualifikimin në ndeshjen e dytë, por i shpëton edhe nga turpi.

Nëse Partizani nuk do të fitonte në Andorrë ndaj një skuadre e cila luante me ekipin dhe trajnerin e dytë, pas një eksodi të çuditshëm para ndeshjes me “demat”, padyshim do të përbënte një nga pikat më të ulëta të të kuqve në arenën europiane.

Gjithsesi, le t’i rendisim Partizanit disa gjëra të mira që u vunë re në këtë përballje dhe disa elemente negative, një pjesë e të cilave janë vënë në dukje edhe më parë.

GOLI

Ajo dhuratë e portierit ndaj Mbasë, i cili arriti ta bllokojë si një “gjahtar” dhe më pas t’ia rrëmbejë topin, është padyshim gjëja më e mirë e Partizanit në këtë ndeshje dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.

FITORE E SHËMTUAR

Të fitosh shëmtuar është një veçori që Partizani i Kolelës, Mehmetit e Dajës nuk e ka pasur. Ka ndeshje si ajo ndaj Atletik Eskaldes, kur loja nuk del dhe është shumë e vështirë ta çash kundërshtarin, por kur arrin të kesh durim dhe të shfrytëzosh momentet e dobësisë së tjetrit, tregon për një skuadër të duruar. Megjithëse ishte një fitore ndaj një ekipi thuajse amator, kjo duhet vlerësuar.

FATI

Raste pafund të humbura e gola të pësuar me aksione pa shpresë. Kjo ka qenë kronika e Partizanit të muajve të fundit. Në situata të tilla ndikojnë disa faktorë, por fati ka peshën e vet. Ky i fundit ndaj Eskaldes më në fund u kthye në anën e Partizanit, që nuk e pati aftësinë për të shënuar vetë, por një gabim i portierit i dha fitoren.

NDËRTIMI

Duhet thënë se problemet ishin më të mëdha se aspektet pozitive. Në ndeshjen ndaj Atletik Eskaldes u duk sikur Partizani kishte ardhur me duart lart në këtë ndeshje. Thuajse në asnjë moment gjatë ndeshjes nuk pamë një aksion logjik të të kuqve, ku të çekuilibronin kundërshtarin. Pjesa më e madhe e aksioneve ishin ndërmarrje individuale. Skuadra e kuqe nuk ishte e sigurt me topin në këmbë dhe s’e kishte të qartë veprimin e radhës.

FINALIZIMI

Të kuqtë i patën disa raste të mira edhe në atë sfidë “të mefshtë” ndaj Eskaldes, por dukej sikur po t’i lije edhe dy ditë në fushë, nuk do të shënonin. Kombinimet brenda zonës dhe filtrimet mungonin. Kur dilnin para portës, lojtarët dukej sikur gjuanin pa përgjegjësi, a thua se do të dilnin edhe pas 10 sekondash para portës.

PËRGJEGJËSI TË KOTA

Ndaj Atletik pamë lojtarë që merrnin topin dhe lëviznin pa busull e nuk e lëshonin derisa ta humbnin. Në disa raste sikur u dukej se mund t’i driblonin të gjithë dhe fusnin veten në situata shumë të komplikuara.

FORMA

Lojtarë të caktuar u dukën sikur nuk ishin në ditën e tyre. Padyshim mund të pritej më shumë nga një si Eros Grezda, pavarësisht se ishte ndeshja e parë si titullar. Andi Hadroj gjithashtu nuk ishte në ritmin e tij të zakonshëm. Përmendëm këta të dy, por 90% e aktorëve që ishin në fushë meritonin notë negative në atë përballje./PanoramaSport

Etiketa: conference leaguePartizani

Lajme të lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Para
Prençi: Skafi që vrau 7-vjeçaren në Himarë, përdorej për trafik droge

Prençi: Po foli Gjoka, Qeveria bie brenda 24 orësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com