Eliminimi i sheqerit nga dieta juaj nuk është vetëm çështje diete. Edhe para humbjes së peshës, duhet të ndaloni të hani sheqer për shëndetin tuaj.
I pranishëm në mënyrë natyrale në ushqime, sheqeri është më se i mjaftueshëm për të kënaqur nevojat e trupit dhe zvogëlimi i tij në minimum, nëse nuk eliminon plotësisht atë, sjell një sërë avantazhesh dhe përfitimesh të konsiderueshme për pamjen dhe shëndetin e organizmit.
Pas disa ditësh mungesë të tij, provohet që të jep varësi po aq sa droga dhe do të duhen disa javë për të parë përfitimet e një jete pa sheqer.
Sheqeri indukton një proces të quajtur glikacion i cili oksidon dhe dëmton qelizat duke shkaktuar rrudha, lëkurë të zbehtë dhe të thatë.
Për më tepër, konsumi i sheqerit ndërhyn në kolagjenin i cili ndihmon indet e trupit tonë të qëndrojnë të forta dhe elastike.
Sipas Dr. Harold Lancer, dermatolog i Kim Kardashian dhe Beyoncé, rezultatet e para mund të shihen pas 72 ose 96 orëve të detoksifikimit: “Do të ndiheni më mirë, ngjyra do të jetë më e gjallë, lëkura më pak e yndyrshme dhe më e hidratuar, do të reduktohen rrathët e errëta të syve dhe sistemi imunitar do të shmangë shfaqjen e papërsosmërive”.
Humbni peshë
Sheqeri bllokon një hormon proteinik të quajtur leptin, i cili është përgjegjës për ndjenjën e ngopjes që ndiejmë pas ngrënies.
Rezultati është që duke ngrënë ëmbëlsira kurrë nuk do të ndihemi plotësisht të kënaqur dhe do të jemi akoma të uritur.
Sheqernat e tepërta nuk treten, por shndërrohen në yndyrna të cilat grumbullohen dhe bëhen kile të tepërta.
Duke zvogëluar konsumin e sheqernave, trupi do të fillojë rregullimin e oreksit në mënyrën e duhur, duke zvogëluar numrin e kalorive.
Përmirësohen funksionet e trurit
Teprica e sheqernave, shkakton arritjen e kulmeve glicemike në të cilat trupi përgjigjet duke prodhuar më shumë insulinë dhe në këtë mënyrë mbingarkon pankreasin.
Ky proces në dukje i parrezikshëm është në të vërtetë një nga shkaqet kryesore të ndjenjës së lodhjes dhe përgjumjes.
Reduktimi i konsumit të sheqerit ndihmon për të rimarrë më shumë energji.
Por jo vetëm. Studimet kanë treguar se nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë dëmtime të trurit që ndikojnë në kujtesë.
Përmirëson gjendjen tuaj shpirtërore
Ne priremi të mendojmë se për të na përmirësuar humorin është ideale një ëmbëlsirë. Kjo është pjesërisht e vërtetë.
Çokollata e zezë, për shembull, kur konsumohet në doza të vogla mund të jetë e dobishme, por konsumi i tepërt i sheqerit është joproduktiv dhe rrezikon të shkaktojë një rreth vicioz.
Një studim i botuar në Psycology Today, në lidhje me njerëzit që vuajnë nga sulmet e panikut, tregoi se sheqeri nuk është përgjegjës për ankthin, por është një katalizator që amplifikon simptomat në vend që t’i qetësojë ato.
Një studim tjetër i botuar në British Journal of Psychiatry argumenton se ata që konsumojnë ushqime me shumë sheqer janë më të prirur të vuajnë nga depresioni.
Përmirëson performancën fizike
Nëse jeni një person sportiv ose keni vendosur të filloni ushtrime fizike për të humbur peshë, dijeni se eliminimi i sheqernave do të ketë një ndikim pozitiv në trupin tuaj edhe në lidhje me këtë lloj performance.
Sheqeri stimulon demineralizimin e kockave dhe dhëmbëve, me efekte negative edhe në nyje.
Është gjithashtu një nga shkaqet kryesore të inflamacionit, të muskujve dhe më gjerë.
Eliminimi i tij do të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve kronike si edhe do të keni nyje dhe kocka më të forta dhe më shumë energji.
Përtej efekteve të vetme të dobishme, është e qartë se si zvogëlimi i konsumit të sheqerit shkakton reaksion zinxhir në të gjithë trupin.
Sheqeri ushqen bakteret e këqija së bashku me parazitët dhe kërpudhat, veçanërisht në zorrë, me ënjtje relative, inflamacion dhe mungesë të asimilimit të lëndëve ushqyese.
Kjo nga ana tjetër dobëson sistemin imunitar, duke shkaktuar, kapsllëk dhe zorrë të irrituar.
Për të forcuar muret e zorrëve dhe florën bakteriale, është e këshillueshme që të eliminoni sheqernat e tepërta, ato që i asimilojmë përmes ëmbëlsirave, biskotave, pijeve dhe bustinave dhe të merrni probiotikë si kos dhe fermentë laktikë.
Përmirëson pjellorinë
Dieta është thelbësore për ekuilibrin hormonal dhe për këtë arsye edhe për pjellorinë. Një dietë me një nivel të lartë sheqeri stimulon çlirimin e insulinës, me pasojë lodhjen e pankreasit.
Prodhimi i tepërt i këtij hormoni, nga të cilët disa receptorë gjenden në vezore, mund të gjenerojë rezistencë, e cila është një faktor i rëndësishëm rreziku për sindromën e vezoreve policistike dhe gjithashtu mund të shkaktojë dëmtime të vezëve.
zëri
Discussion about this post