GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ja dëshmitë e serbëve të arrestuar për sulmin terrorist

21:32 - 25/09/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja dëshmitë e serbëve të arrestuar për sulmin terrorist
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të paktën 3 nga 6 të arrestuarit serbë për sulmin ndaj zyrtarëve policor, në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, kanë rrëfyer para hetuesve për sulmin që kishin përgatitur.

Ata kanë pranuar të flasin duke mos shfrytëzuar të drejtën e tyre për mbrojtje në heshtje, siç e kanë shfrytëzuar disa të tjerë të arrestuar.

Bllagoje Spasojevic, është njëri nga të arrestuarit nga Policia e Kosovës, e i cili tashmë është në burg. Ai para hetuesve ka thënë se me vetë dëshirë i është bashkuar grupit terrorist që sulmuan policinë.

Sipas avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare, njëri pretendon se ai është dorëzuar tek policët.

“S’ka pasur ankesë. A të ka rreh ndokush, ka thënë jo. Me ka thënë se vullnetarisht i është bashkuar atij grupi, thotë se nuk ka shtirë me armë. Ata thonë e kanë arrestuar, ky thotë jam dorëzuar, kur kanë filluar të shtinë me armë, jam shtrirë për toki, ai thotë atëherë është dorëzuar, këta thonë e kanë arrestuar, kryesorja është se ai është arrestuar. Nuk ka lajmëruar që ka lëndime, nuk ka dashur të shkojë te mjeku, faktikisht lëndimet në krye, në ballë i shihet që ka pasur gjak. Po ka thënë se vullnetarisht kam shkuar te grupi”, ka thënë Halit Derguti – avokat i Bllagoie Spasoieviç.

Para organeve të rendit, ka folur edhe Dushan Vllajoviq, në mjetin të cilën ishte duke udhëtuar së bashku me një person tjetër, tek i cili u gjet një radiolidhje.

Siç mëson RTV Dukagjini, ai ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se shoku i tij ka poseduar një radiolidhje. Për ngjarjen ka rrëfyer edhe Milovan Gjoni, i arrestuar për vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Derisa, këta të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të komunës së Zveçanit, ndodhen në ndalim, në QKUK po vazhdon trajtimin Vladimir Stoliç.

“Pacienti i rastit të djeshëm ka ardhur në orët  e vona të së dielës, dhe ka qenë me plagë me armë zjarri, me plagë të hapura të kërcilit të majtë dhe i është nënshtruar nga ekipi kujdestar ndërhyrjes, që ka qenë e suksesshme, dhe sot e kemi vizituar dhe gjendja e përgjithshme është e mirë”, ka thënë Gani Jashanica – drejtor i Klinikës së Ortopedisë.

6 të arrestuarit gjatë ditës së djeshme, ende nuk kanë dalë para Gjykatës, derisa vazhdojnë të jenë në ndalim për 48 orë, nën dyshimet për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ , ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’, ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’. Përveç se në spitalet Kosovare, trajtim, siç kanë raportuar mediat serbe, janë duke marrë edhe disa të plagosur që janë shtrirë në Spitalin e Novi Sadit, por nuk janë dhënë detaje konkrete mbi numrin tyre.

Etiketa: serbet

Lajme të lidhura

“Millosheviçi i ka thënë Baton Haxhiut në Hagë që ti je i yni, ai ishte agjenti personal i…” (VIDEO)
Kosovë & Rajon

“Millosheviçi i ka thënë Baton Haxhiut në Hagë që ti je i yni, ai ishte agjenti personal i…” (VIDEO)

16:51 - 07/02/26
Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit
Kosovë & Rajon

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

15:00 - 06/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ
Breaking Views

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Para
Vuante dënimin në Burgun e Beratit, 57-vjeçari humb jetën

Vuante dënimin në Burgun e Beratit, 57-vjeçari humb jetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…
Politikë

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…

18:04 - 07/02/26

Myslim Murrizi Me habit shum ky mosvendim i mender Gjykates Kushtetuese 4 me 4 ose siç i thone shahistet RREMI....

Lexo më shumë
IGJEUM, ‘na përgatit’: Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane

IGJEUM, ‘na përgatit’: Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane

18:01 - 07/02/26
I përfundon kontrata, Luiz Ejlli ka një mesazh për televizionin

Luiz Ejlli futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, çfarë do të ndodhë në Prime-n e së shtunës

17:59 - 07/02/26
Berisha në foltoren me demokratët e Kamzës: Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!

Berisha në foltoren me demokratët e Kamzës: Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!

17:57 - 07/02/26
Klodiana Lala trondit me deklaraten pas pezullimit te Ballukut: SPAK tani mund te…

Klodiana Lala trondit me deklaraten pas pezullimit te Ballukut: SPAK tani mund te…

17:21 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com