GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Ja dieta që është vlerësuar maksimalisht nga “USN&WR”

19:00 - 28/04/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja dieta që është vlerësuar maksimalisht nga “USN&WR”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për të gjashtin vit radhazi, dieta mesdhetare fiton vendin e parë si dieta më e mirë. Këtë studim e zhvilloi “US News & World Report” (USN&WR) së bashku me një panel ekspertësh mjekësorë të specializuar për sëmundje si diabeti, shëndeti i zemrës dhe i trurit. Sipas tyre kjo lloj diete është e lehtë të ndiqet dhe promovon një stil jetese të shëndetshëm krahasuar me dieta të tjera, pasi përbëhet nga fruta, perime, drithëra, fasule, arra, ushqime deti, yndyra të pangopura dhe nga vaji i ullirit ekstra i virgjër. Yndyrnat e tjera përveç vajit të ullirit, si gjalpi dhe sheqeri konsumohen vetëm në raste të veçanta. Mishi i kuq përdoret me masë, ndërsa vezët, qumështi dhe mishi i pulës hahen në porcione shumë më të vogla sesa në dietat tradicionale perëndimore.

Mjekët treguan se regjimi në fjalë ka një ndikim pozitiv në përmirësimin e sëmundjeve kardiovaskulare, dhe diabetit të tipit 2 dhe parandalon rrezikun për demencë dhe kancer gjiri. Gjithashtu, ajo mund të shërbejë si një mjet i rëndësishëm për menaxhimin e simptomave të ankthit dhe depresionit si dhe është një aleat i rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë dhe cilësisë së jetës. Një tjetër përfitim qëndron në faktin se kjo lloj diete nuk është shumë e kushtueshme dhe vlen për çdo pjestar të familjes pavarësisht historisë me shëndetin, moshës dhe peshës. Për më tepër, është e rëndësishme të përmendet se ky regjim inkurajon konsumimin e moderuar të yndyrave të shëndetshme dhe ul konsumimin e yndyrnave të pashëndetshme siç janë yndyrnat e ngopura.

 

 

Çfarë janë yndyrnat e ngopura dhe të pangopura?

Yndyrnat e ngopura përfshijnë gjalpin, vajin e kokosit dhe produktet e qumështit. Në dietën mesdhetare ato duhet të konsumohen në mënyrë të moderuar. Ndërkohë yndyrnat e pangopura përfshijnë vajrat bimorë, frutat e thata, farat dhe peshkun. Studime të shumta tregojnë se ato ndihmojnë me humbjen e peshës.

 

A mund të dobësohemi nëse ndjekim këtë dietë?

Ajo është shumë efektive për të rënë nga pesha, por është e nevojshme të bëni zgjedhje të mençura dhe t’i kushtoni vëmendje madhësisë së porcioneve. Një dietë tradicionale mesdhetare përbëhet nga 40% karbohidrate, 40% yndyra dhe rreth 20% proteina./syri.net

Etiketa: dietaushqimevleresim

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Operacion anti-drogë në Itali, në pranga 2 shqiptarët, sekuestrohen kokainë dhe mijëra euro

Flinin me kokainë në jastëkë, pranga dy shqiptarëve në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shërbente si devijimi trafiku/ Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë bllokojnë qarkullimin
Aktualitet

Shërbente si devijimi trafiku/ Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë bllokojnë qarkullimin

16:54 - 25/02/26

Vështirësohet qarkullimi në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh, shtohet fluksi i mjeteve. Sipas informacioneve, mësohet se nga rruga e Gramshit janë lejuar të...

Lexo më shumë
Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni

Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni

16:44 - 25/02/26
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

14:37 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com