Rreth më shumë se dy muaj nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, Bashkimi Europian synon të miratojë paketën e gjatë të sanksioneve kundër Rusisë brenda këtij muaji.
Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borell është shprehur se shpreson që paketa e re të përfshijë vendosjen e një embargoje ndaj naftës ruse.
Borrell e bëri të ditur lajmin gjatë vizitës së tij zyrtare në Panama, ku deklaroi se paketa e sanksioneve pritet të prezantohet brenda kësaj jave, ndërsa brenda muajit maj sipas Borell mund të miratohet.
“Unë jam i bindur se, të paktën sa i përket importeve të naftës, do të arrihet një marrëveshje nga këshilli i ardhshëm,” tha ai.
Discussion about this post