GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Ja kush është i eliminuari në BBV4, refuzon të përcillet nga banorët

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja kush është i eliminuari në  BBV4, refuzon të përcillet nga banorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Olsi është banori i cili i jep fund rrugëtimit në Big Brother, duke humbur përfundimisht mundësinë për të fituar çmimin e madh.

Pas vendimit të publikut, Olsi ka zgjedhur të largohet menjëherë nga shtëpia pa u takuar me personazhet VIP, duke u kërkuar atyre të mos e përciellin te dera e kuqe ashtu sikurse bëjnë zakonisht. Më t’u larguar, Olsi u dërgoj një puthje fluturuese banorëve ndërsa me nota ironike është shprehur: Natën e mirë, u  kry çdo sen.

Olsi: Jo mos lëvizni, mos lëvizni…

Ledioni: Olsi më vjen keq…

Olsi: Jo Ledion, të paktën do të bëj një orë gjumi të qetë. Mos lëvizni, mos lëvizni.

Egli: Të të përciellim…

G Bani: Nuk do ta respektosh traditën…

Olsi: Jo, jo… Nuk më pëlqen. Jeni njëri më i mirë se tjetri, se kush është më i mirë se kush gjejeni vetë. Natën e mirë. Mirupafshim, u kry çdo sen.

Pas largimit të Olsit, Gerta e ka konsideruar largimin e banorit të befasishme, ndërsa Danja e përlotur duke u shpreh se të jesh i kulturuar dhe të mos futesh në situata që nuk të takojnë aty mbetesh peng.

“Loja është e vështirë dhe shpesh shihja veten te Olsi”, tha ndër të tjera Danja.

Për Rozanën, në Big Brother janë për të luajtur dhe nëse do të jesh pasiv e kalon atë portë më shpejt se kushdo tjetër. 

Në intervistën e dhënë nga studio pas eliminimit, Olsi është shprehur se në lojë ka dashur gjithmonë të jetë vetvetja dhe gjatë jetesës në format “kuptova se jetoj shumë mirë në këpucët e mia”.

Sipas Olsit, në shtëpi ka disa banorë që nuk janë vetvetja. Mes tyre, Olsi shprehet se Rozana është një person që akoma nuk ka gjetur vetveten brenda. Ndërkaq, shihte si kundërshtar të denj Laertin.

Olsi: Nuk besoj se ka një tokë të mirë apo të keqe, por bujk të mirë dhe bujk të keq. Unë bëj pjesë te ata persona që është përfshirë në komentimin e edicioneve të kaluara të BBV nga jashtë dhe kisha një ndjesi që nuk do të doja të ndahesha nga kjo botë pa e kuptuar këtë eksperiencë nga brenda për ta kuptuar 360 gradë se si funksionon. Ajo çka unë bëra është se vendosa të mos përgatisja asgjë nga jashtë, por t’ja lija çdo gjë momentit. Kur hynë atje brenda, pak nga pak e ndjen trysninë dhe fillon e kërkon në errësirë se çfarë duhet të bësh. Ajo që unë kuptova nga vetja është se ajo çka nuk do të doja të bëja është të mos isha vetvetja. Se sa do të isha vetvetja në këtë gjë, ja lash kohës. Në këtë udhëtim që për mua ishte i mjaftueshëm, unë kuptova se jetoj shumë mirë në këpucët e mia.

Ledioni: Nëse ti zgjodhe të ishe vetvetja, sa prej atyre aty mendon se nuk janë vetvetja?

Olsi: Kjo pastaj është… Kam përshtypjen se pjesa më e madhe e banorëve mendon se kur shkon në Big Brother të hapet një portë një herë në jetë ku ti mund të bësh çfarë të duash, të thuash çfarë të duash dhe të sillesh si të duash, vetëm mos ji vetvetja.

Sigurisht, është njëherë në jetë dhe ti mund të shash dhe të bësh çfarë të duash.

Ledioni: Por këtë s’ma the, kush nuk është vetvetja?

Olsi: Rozana është një person që akoma nuk ka gjetur vetveten brenda. Ka hyrë me paramendim që duhet të jetë agresive për të fituar terren dhe nuk e di pse është kaq ballkanike kjo gjë. Pastaj ka edhe personazhe të tjetër… Dikush që mua më ka surprizuar dhe deri diku nuk isha dakord me komentin e opinionistëve është Laerti. Unë për shpirt në atë lojë do të doja kundërshtar Laertin.

Ledioni: Po por kur tu dha mundësia të zgjidhje kundërshtarin tënd të denjë, ti nuk zgjodhe Laertin por Rozanën.

Olsi: Jo, sepse e dija që nuk do të ishte ai në ato momente. Laerti për mua dhe unë për atë u kthyem në pika mbështetëse te njëri-tjetri, nuk dua të ofendoj banorët e tjerë, por përveç tij nuk është se kisha me kë të bëja muhabet. Unë flisja me të për çështje moshe, formimi dhe ndarje të bisedave…

Etiketa: banoreemiminim

Lajme të lidhura

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit!
Breaking Views

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit!

21:59 - 26/04/26
Nën emocione të forta, Selin flet për herë të parë pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Shumë shpejt…
Show Biz

Nën emocione të forta, Selin flet për herë të parë pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Shumë shpejt…

12:25 - 19/04/26
Pas 120 ditësh izolim, Selin shpallet fituesja e Big Brother VIP dhe rrëmben çmimin e madh prej 100 mijë eurosh
Show Biz

Pas 120 ditësh izolim, Selin shpallet fituesja e Big Brother VIP dhe rrëmben çmimin e madh prej 100 mijë eurosh

07:59 - 19/04/26
Para
Deficiti tregtar i Shqipërisë thyen rekord historik, eksportet pësuan rënie të frikshme

Deficiti tregtar i Shqipërisë thyen rekord historik, eksportet pësuan rënie të frikshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën

09:13 - 13/05/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku një i ri ka humbur...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident tragjik në Durrës! Makina përplaset me motorin, ndërron jetë 29-vjeçari (Emri)

09:06 - 13/05/26
Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”

08:29 - 13/05/26
“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

08:22 - 13/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:04 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com