GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ja kush janë 3 gjyqtarët që dënuan me burg Saimir Tahirin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja kush janë 3 gjyqtarët që dënuan me burg Saimir Tahirin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Apeli i GJKKO-së vendosi që të dënojë me 3 vite e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, duke thyer kështu “mitin” e dënimit të shkelësve të ligjit, të veshur me kostum.

Ish-ministri i Brendshëm iu vu në hetim në 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habiljaj, nga të cilët Tahiri kishte përfitime e shërbime të padrejta, duke shpërdoruar detyrën.

Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar ish- ministri parashikohet të bëjë 3.4 vite burg, por avokati i tij mbrojtës ka deklaruar se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, ndërsa dënimin e quajti të padrejtë.

Tahirit i janë vënë prangat dhe u shoqërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, për t’u dërguar më pas në paraburgim tek “313”.

Por, cila ishte trupa gjyqësore që dënoi ish-ministrin?

Kryesuesi i trupës ishte Engert Pëllumbi me anëtarë Igerta Hysin dhe Florian Kalanë. Megjithëse prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara u qëndruan akuzave për trafik narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal, trupi gjykues vendosi të lërë në fuqi vendimin e shtatorit 2019 të ish-Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, që e dënoi Tahirin me 5 vjet heqje lirie për shpërdorim detyre, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua me 3.4 vjet. Ndryshe nga vendimi i mëparshëm, pezullimi i dënimit për Tahirin u cilësua i pabazuar duke e çuar pas hekurave.

Engert Pëllumbi, i komanduar në Gjykatën e Apelit të Vlorës në tetor të vitit të kaluar kaloi vetingun. Ai përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Fierit. Në vitet 2017-2020, Pëllumbi punoi si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë dhe prej nëntorit 2020 e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Vlorës si pjesë e skemës së delegimit.

Gjyqtarja Igerta Hysi e Gjykatës së Fierit u konfirmua në detyrë në nëntor të 2021 duke kaluar me sukses vetingun. Hysi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas kryerjes së stazhit në Gjykatën e Tiranës, u emërua në vitin 2011 në Gjykatën e Rrethit Fier.

Florjan Kalaja u konfirmua në detyrë në dhjetor 2020. Kalaja ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar në të njëjtin vit në Gjykatën e Vlorës. Në vitet 2016-2019, ai ka punuar si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë, më pas gjyqtar i deleguar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Etiketa: Kryesore1Saimir Tahiri

Lajme të lidhura

Po transportonte emigrantin ilegal afgan, ishte arratisur nga “arresti në shtëpi”
Aktualitet

Po transportonte emigrantin ilegal afgan, ishte arratisur nga “arresti në shtëpi”

17:00 - 08/11/26
Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir
Aktualitet

Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

14:45 - 08/11/26
Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim
Aktualitet

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

14:30 - 08/11/26
Para
Apple paralajmëron ndryshimin e kërkuar nga prindërit mbi materialet për të rritur

E thotë vet shkenca, fëmijët më të suksesshëm kanë prindër që bëjnë këto 5 gjëra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milani merr tri pikë të arta, mposht Genoan në transfertë
Breaking Views

Milani merr tri pikë të arta, mposht Genoan në transfertë

17:43 - 08/11/26

Cisse dhe Pulisic realizojnë brenda gjashtë minutash, por skuadra e Milanit duhet të vuajë deri në fund për të siguruar...

Lexo më shumë
Superndeshja, sonte Atletico-Barcelona në Metropolitano! Skuadra e Simeone-s vjen pas 7 fitoresh

Superndeshja, sonte Atletico-Barcelona në Metropolitano! Skuadra e Simeone-s vjen pas 7 fitoresh

17:33 - 08/11/26
Studentët, takim në OSBE/ Aktivisti: U denoncua dhuna kafshërore policore

Studentët, takim në OSBE/ Aktivisti: U denoncua dhuna kafshërore policore

17:27 - 08/11/26
Po transportonte emigrantin ilegal afgan, ishte arratisur nga “arresti në shtëpi”

Po transportonte emigrantin ilegal afgan, ishte arratisur nga “arresti në shtëpi”

17:00 - 08/11/26
“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi

16:00 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com