GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ja manovrat që po bën Rusia në Ukrainë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja manovrat që po bën Rusia në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria britanike e Mbrojtjes tha të premten se pohimi i presidentit Bjellorusi Aleksandr Lukashenko në fillim të këtij muaji se mijëra trupa nga vendi i tij dhe Rusia do të formonin një grup të ri forcash nuk ka gjasa të realizohet. Zoti Lukashenko kishte thënë se 70 000 trupa bjelloruse dhe deri në 15 000 trupa ruse do të përbënin një grup të ri të forcash ruso-bjelloruse.

Ministria britanike tha në një përditësim të inteligjencës të postuar në Tëitter se pavarësisht nga një video që zyrtarët bjellorusë kanë publikuar për të treguar mbërritjen e trupave ruse në Bjellorusi, “është e pamundur që Rusia të ketë vendosur në të vërtetë një numër të konsiderueshëm trupash shtesë në Bjellorusi”. Sipas zyrtarëve britanikë, njoftimi i forcave të kombinuara të Rusisë dhe Bjellorusisë ishte “një përpjekje për të demonstruar solidaritetin mes dy vendeve dhe për të bindur Ukrainën të angazhojë forcat e saj për të ruajtur kufirin verior”.

Ndërkohë, Pentagoni tha se pavarësisht mohimeve, Rusia po përdor dronë të prodhuar nga Irani në Krime me ndihmën e ekspertëve ushtarakë iranianë. “Dimë se ata janë në terren në Krime duke ndihmuar personelin ushtarak rus ndërsa kryejnë këto operacione me dron në Ukrainë. … Irani vazhdon të eksportojë terror, jo vetëm në rajonin e Lindjes së Mesme, por tani edhe në Ukrainë” tha Gjenerali Pat Ryder.

Gjithashtu të enjten, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se sulmet e fundit ndaj Kievit janë kryer me dronë Iranianë të nisur nga Krimea.

“Rusia ka marrë dhjetëra dronë deri më tani dhe ka të ngjarë të vazhdojë të marrë dërgesa shtesë në të ardhmen. Për më tepër, në dritën e mungesës së vazhdueshme të furnizimit, ne jemi të shqetësuar se Rusia mund të kërkojë gjithashtu të blejë armë konvencionale të avancuara nga Irani, si p.sh. raketa tokë-tokë që pothuajse me siguri do të përdoren për të mbështetur luftën kundër Ukrainës”.

Në fjalimin e tij të enjten në mbrëmje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi Rusinë se po përgatitet të hedhë në erë një hidrocentral në rajonin e Kherso. “Rusia synon të krijojë qëllimisht një fatkeqësi në shkallë të gjerë në jug të Ukrainës. Kemi informacione se terroristët rusë kanë minuar digën dhe njësitë e hidrocentralit Kakhovka. Ky është një nga objektet e mëdha të energjisë. Diga e këtij hidrocentrali mban rreth 18 milionë metër kub ujë. Nëse terroristët rusë hedhin në erë këtë digë, më shumë se 80 vendbanime, përfshirë Khersonin, do të përmbyten”.

Khersoni është qyteti i parë i madh që u pushtua nga Rusia në fillim të agresionit të saj në fund të shkurtit dhe më i madhi që Moska e mban ende nën kontroll. Zyrtarët civilë të vendosur në pushtet nga Rusia në këtë qytet, u kanë kërkuar banorëve të largohen. Evakuimet masive filluan në fillim të kësaj jave dhe rreth 15,000 banorë nga qyteti dhe zonat përreth janë zhvendosur deri tani.

Khersoni ishte një nga katër rajonet, së bashku me Luhanskun, Donetskun dhe Zaporizhian, të aneksuar ilegalisht nga Rusia. Presidenti Vladimir Putin shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të katër rajonet të mërkurën. /Voa/

Etiketa: LuftaRusiaUkraine

Lajme të lidhura

Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
Aktualitet

Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi

17:08 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman
Botë

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

14:52 - 06/10/26
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)
Aktualitet

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26
Para
Takimi me Bajram Begajn, Osmani: Nuk e diskutova për “Open Ballkan”, kërkoj që…

Nisma franko-gjermane/ Osmani: Ka për qëllim përshpejtimin e dialogut

Discussion about this post

TË FUNDIT

AKUK nis aksionin për lavazhet: Mos përdorni ujin e pijshëm, 31 tetori afati i fundit!
Aktualitet

AKUK nis aksionin për lavazhet: Mos përdorni ujin e pijshëm, 31 tetori afati i fundit!

17:48 - 06/10/26

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka njoftuar nisjen e një aksioni kombëtar për kontrollin e furnizimit të lavazheve. Sipas AKUK-së, përdorimi...

Lexo më shumë
Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari, Skënderbeu dhe Besëlidhja kualifikohen në turin tjetër

Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari, Skënderbeu dhe Besëlidhja kualifikohen në turin tjetër

17:28 - 06/10/26
Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi

Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi

17:08 - 06/10/26
Ndarja e re territoriale/ Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i PS po thellon shpopullimin e vendit

Ndarja e re territoriale/ Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i PS po thellon shpopullimin e vendit

16:45 - 06/10/26
Afati mbaron sot në mesnatë, Albin Kurti: Pa president nuk mund të ndihmojmë katër drejtuesit e UÇK-së

Afati mbaron sot në mesnatë, Albin Kurti: Pa president nuk mund të ndihmojmë katër drejtuesit e UÇK-së

16:32 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com