GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ja ndodhi…”, zbardhet dëshmia e monstrës që vrau 8-vjeçarin në Fier

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ja ndodhi…”, zbardhet dëshmia e monstrës që vrau 8-vjeçarin në Fier
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dëshmia e Klodian Çalamanit, që vrau ditën e djeshme në mënyrë monstruoze 8-vjeçarin në Fier, është bërë publike.I pyetur nga hetuesit e çështjes lidhur me dinamikën e ngjarjes dhe motivin e krimit, gjithçka autori ka thënë është vetëm fjala “NDODHI”, duke mos zbuluar asnjë detaj mbi ngjarjen e rëndë.Nga burimet mësohet se në banesën e 38-vjeçarit përveç xhupit të gjetur të të miturit që çoi hetuesit në gjetjen edhe trupit të tij, janë gjetur edhe disa lodra. Nuk dihet nëse ato kanë qenë të Mateos apo lodra që janë gjetur rastësisht në banesën e Çalamanit. Ndërkohë,  në ditët në vijim pas qetësimit të situatës pritet që në pyetje të merren edhe familjarët e viktimës.

Sipas policisë, nga hetimet e kryera dyshohet se, Klodian Çalamani e ka goditur me send të fortë (kazmë) në kokë, fëmijën e mitur dhe më pas e ka groposur atë në oborrin e banesës së tij.Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një lopatë, një kazmë, një biçikletë, rroba të autorit dhe njolla gjaku, të cilat u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë.

Policia tregon se është njoftuar për humbjen e të miturit nga e ëma e tij, e cila i ka telefonuar rreth orës 14:40, duke iu thënë se djali i saj i mitur i vitlindjes 2013, kishte dalë që në orën 08:00 nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Më pas, rreth orës 15:30, e ëma është paraqitur për të bërë kallëzim për humbjen e djalit të saj.

Pas kësaj telefonate policia e Fierit është organizuar në terren për kërkimin e të miturit dhe si rezultat kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Policia tregon se trupin e pajetë e gjetën teksa kontrollonin në ambientet e banesës së autorit të krimit, Klodian Çalamani, i cili kishte mbuluar viktimën me baltë në oborrin e shtëpisë.

Etiketa: 8 vjecarideshmiaFierKrim

Lajme të lidhura

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
Aktualitet

‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij

23:18 - 24/10/26
“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët
Aktualitet

“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

22:33 - 24/10/26
Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26
Para
Vrau 8- vjeçarin, Prokuroria e Fierit kërkon arrest me burg për Klodian Çalamanin

Vrau 8- vjeçarin, Prokuroria e Fierit kërkon arrest me burg për Klodian Çalamanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

The New York Times: Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama
Breaking Views

The New York Times: Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama

10:00 - 25/10/26

Protestat e studentëve dhe të rinjve kundër qeverisë së Edi Ramës kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, përfshirë edhe gazetën...

Lexo më shumë
Të pamëshirshëm! Grupi i policëve rrethon dhe shtrin përtokë burrin e moshuar

Të pamëshirshëm! Grupi i policëve rrethon dhe shtrin përtokë burrin e moshuar

09:48 - 25/10/26
I riu i plagosur në sy pëson hemorragji gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, shtyhet operacioni

I riu i plagosur në sy pëson hemorragji gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, shtyhet operacioni

09:32 - 25/10/26
Dhunoi qytetarin me shkop gome, Policia: Pezulluam efektivin e ‘Shqiponjave’, hetim për dëmtimin në sy të 28-vjeçarit

Dhunoi qytetarin me shkop gome, Policia: Pezulluam efektivin e ‘Shqiponjave’, hetim për dëmtimin në sy të 28-vjeçarit

09:12 - 25/10/26
Rama provokon protestuesit, nxjerr prapë karriget para Kryeministrisë

Rama provokon protestuesit, nxjerr prapë karriget para Kryeministrisë

09:01 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com