GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ja provat që fundosën Alibeajn

16:07 - 24/02/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja provat që fundosën Alibeajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Përse duhet të vini në banesën time për makina që gjeni rrugëve dhe s’kam punë unë me to…”. Me këto fjalë iu është drejtuar Arben Spahiu, punonjësve të policisë që zbarkuan në shtëpinë e tij, pasi blutë e Elbasanit kishin zbuluar një automjet tip ‘BMW’, në lagjen Emin Matragjiu, te vendi i quajtur ish-Konservimi, brenda të cilit u gjetën armë dhe lënde djegëse dhe u dyshua se do të përdorej për atentat.

Arben Spahiu është kunati i Erjon Alibej, ky i fundit i njohur me nofkën ‘Krymi’, që ndodhet në paraburgim pasi akuzohet për disa vrasje dhe është në konflikt të forta me vëllezërit Franc e Hajdar Çopja. Spahiu do të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për Arsen Precin, gjykata caktoi masën e arrestit me burg me afat 60 ditor.

Në dosjen hetimore që disponon News 24 thuhet se “Arben Spahiu jeton disa metra larg vendit ku është gjetur automjeti dhe rezulton se kishte dijeni për automjetin BMW X6”. Por ai u arrestua vetëm në momentin, kur një punonjës i pastrimit, zbuloi në koshat e plehrave, një çantë brenda së cilës kishte armë, kapele, dokumente dhe sende të tjera.

Prokuroria thotë se në çantë u gjet edhe çelësi i automjetit të markës BMW X6, si dhe një pasaportë dhe një leje drejtimi greke në emër të shtetasit Kostantinos Lolos, por me foton e Arben Spahiut. ndërkohë ne lidhje me të dyshuarin tjetër, Arsen Preci, Prokuroria thotë se në celularin e e tij, u zbulua një mesazh që ai I kishte dërguar personit të njohur me emrin Mondi, të cilit i kërkonte të mos i japë policisë numrin e tij, ndërsa interesohej për makinën tip BMW.

“Në celularin e tij janë gjetur edhe 2 fotografi të bëra në datë 17 shkurt 2023, ku në pamje janë ambienti i hyrjes së një pallati, që të krijon dyshimin se Arseni ka qenë duke vëzhguar lëvizjet e ndonjë personi”, theksohet në dosje. Nga hetimet dërgoi rezultoi se automjeti tip BMW ishte vjedhur në qytetin e Shkodrës, ndërsa targat ishin vjedhur në Elbasan. Prokuroria nuk e ka përcaktuar ende shënjestrën e atentatit, edhe për faktin se Erjon Alibej dhe kunati i tij, Spahiu janë në përplasje të forta me shumë personazhe të botës së krimit në Elbasan. Përplasjet e grupit Alibej me grupin kundërshtar Çopja, nisën pas ngjarjes te rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku mbeti i vrarë Endrit Alibej dhe 2 persona të tjerë. Prej 2018 grupet janë ekzekutuar shumë personave, përshirë dhe Arjan Spahiun në Belgjikë.

 

Balkanweb

Etiketa: AlibeajShqiperia

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Para
Putin mban fjalim: Perëndimi nisi luftën, do përdorim forcën

Paralajmëron Putin: Do forcojmë ushtrinë me artileri të avancuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com