GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ja pse e nxori pistoletën i riu shqiptar në Shkup, reagon BDI

23:08 - 06/07/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja pse e nxori pistoletën i riu shqiptar në Shkup, reagon BDI
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe mbrëmjen e sotme u regjistruan përplasje midis protestuesve dhe policisë, por sipas medias maqedonase Zhurnal.mk, një incident i madh ndëretnik është shmangur nga policia para qendrës tregtare “Mavrovasja” në lagjet shqiptare të Shkupit. Prej disa ditësh “propozimi francez”, një nismë e Presidentit Emanuel Macron për të zhbllokuar rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut nga vetoja bullgare, ka ndezur në “flakë” rrugët dhe sheshet kryesore në Shkup.

Incidenti nisi kur protestuesit pasi kaluan nënkalimin tek sheshi “Skënderbej”, janë goditur me shishe dhe drunj nga një grup shqiptarësh.

Gjithashtu janë regjistruar përleshje e konfrontime fizike, ndërsa dyshohet se përplasja ka nisur pas thirrjeve raciste nga protestuesit maqedonas, nga grupi i të cilëve dëgjoheshin thirrjet e famshme diskriminuese ‘Shiptari’.

Pas shumë minutash luftë verbale, grupi i protestuesve maqedonas vazhdoi më tej tubimin drejt Ministrisë së Jashtme dhe Kuvendit në Shkup, por ka qenë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që i ka hedhur benzinë zjarrit.

Ai ka publikuar në Facebook një fotografi ku shihet një person me pistoletë në dorë, që sipas tij ka tentuar ta vrasë gjatë incidentit në Çarshinë e vjetër të Shkupit.

Mickoski ka kërkuar nga Ministria e Brendshme dhe ministri Spasovski që të veprojnë dhe të arrestohet ky person, ndërsa më pas policia ka bërë me dije se gjatë incidentit të përmendur më sipër u regjistruan vërtetë të shtëna armësh.

Për vetëm pak kohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e një aktivisti të Aleancës, i cili shihet edhe në foton e bërë në Çarshinë e vjetër të Shkupit. I riu shqiptar shihet me pistoletë në dorë, duke u përballur me huliganët maqedonas të cilët hynë në Çarshi dhe shkatërruan me sende të forta lokalet dhe veturat për rreth.

Ndërkohë, BDI përmes një komunikate me shkrim thotë se dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë maqedonase, përfshirë edhe incidentin e inskenuar sipas tyre, sonte në sheshin “Skënderbeu në Shkup.

“Incidenti midis aktivistëve të VMRO-së, Levicës dhe Aleancës nuk ka se si mos të konsiderohet i paramenduar dhe i planifikuar nga ky koalicion pasi që protagonistë ishin pikërisht këto tre parti dhe përkrahësit e tyre. Personi që sulmoi partnerët e koalicionit sonte, dje bënte fushatë bashkë me të vëllain për VMRO-në, ndërsa sot është funksionar i VMRO-së, drejtor i Higjienës Komunale në Shkup. BDI fton për gjakftohtësi dhe mosnxitje të incidenteve ndëretnike dhe dhunës në protesta. Forcat antieuropiane nuk do të ngadhënjejnë sepse vendi ynë është në NATO dhe qytetarët e duan Europën” thuhet në reagimin e BDI-së.

 

Etiketa: BDIPistorletariuShkupShqiptar

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
Sa gjuhë mund të flasë një fëmijë?

Sa gjuhë mund të flasë një fëmijë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26

Dashi Çështjet e zemrës nuk do kenë aspak probleme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ju ngelet qejfi me ndonjë...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com