GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Ja pse leku po shpartallon euron

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Targat, Ballkani i Hapur mbi dy teneqe!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Çdo gjë sot e ka një shpjegim. Edhe forcimi i pandalshëm i lekut.

Teorikisht forcimi monedhes lidhet me një sërë faktoresh:

  1. Stabiliteti Ekonomik: Një vend me një ekonomi të qëndrueshme dhe në rritje tërheq investime të huaja, gjë që rrit kërkesën për monedhën vendase. Investitorët kanë besim në stabilitetin e sistemit financiar të vendit.

Praktikisht nuk është se kemi interes në rritje të investitorëve të huaj, përkundrazi edhe ata që janë ankohen për mjedis jo miqesor.

2.Teorikisht normat e larta të interesit, ndikojne në forcimin e monedhes. Kur një vend ofron norma interesi relativisht më të larta në krahasim me të tjerët, ai mund të tërheqë investitorët. Kjo kërkesë e shtuar për monedhën vendase forcon vlerën e saj.

Praktikisht nuk kemi normë të lartë interesi.

Teorikisht monedha vendas forcohet kur kemi:

  1. Tepricë tregtare: Një vend që eksporton vazhdimisht më shumë mallra dhe shërbime sesa importon, krijon një suficit tregtar. Kjo gjeneron kërkesën për monedhën e saj pasi blerësit e huaj duhet ta blejnë atë për të blerë eksportet e vendit. Rritja e kërkesës çon në mbiçmim të monedhës.

Praktikisht ne kemi jo suficit, por deficit tregtar

Teorikisht monedha forcohet kur kemi:

  1. Stabiliteti politik: Stabiliteti politik është një faktor i rëndësishëm për një monedhë të fortë. Vendet me mjedise të qëndrueshme politike dhe institucione që funksionojnë mirë priren të frymëzojnë besimin tek investitorët, duke rezultuar në rritjen e kërkesës për monedhën e tyre.

Teorikisht institucionet dhe ligjet I kemi të mira, praktikisht…

Teorikisht monedha forcohet kur vendi ka:

  1. Politika të forta fiskale dhe monetare: Politikat e shëndosha fiskale, të tilla si nivelet e ulëta të borxhit të qeverisë dhe buxhetet e balancuara, si dhe politikat monetare efektive që menaxhojnë inflacionin dhe ruajnë stabilitetin e çmimeve. Këta faktorë, mund të kontribuojnë në një monedhë të fortë vendase.

Praktikisht borxh është i lartë dhe çmimet janë “çmendur”.

Teorikisht monedha vendas forcohet nga:

  1. Pasuria e Burimeve Natyrore: Vendet e pasura me burime natyrore, si nafta, gazi ose mineralet, mund të kenë një monedhë të fortë për shkak të kërkesës së lartë për këto burime. Ky njihet si fenomeni “mallkimi i burimeve”.

Praktikisht pasurite tona nën dhe mbi tokë i shpërdorojmë

Literatura ekonomike e ballafaquar me praktiken nuk shpjegon forcimin e lekut. Pyetja ku e merr fuqinë leku nuk merr përgjigje të plotë as me:

Rritjen e numrit Turisteve

As me remitancat

As me eksportet

As me të ardhurat në valutë që gjenerohen nga puna on line.

As (vetëm) zgjedhjet.

Po të ishin zgjedhjet faktori kryesor

pse Turqia, aleatja jonë strategjike nuk merr këshilla nga ne? Ne futemi në zgjedhje dhe leku forcohet, Turqia futet në zgjedhje dhe lira dobësohet, ne dalim nga zgjedhjet dhe leku shpartallon euron bashkë me dollar e co, Turqia del nga zgjedhjet dhe shpartallohet lira…

Etiketa: Lutfi DervishiOpinion

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Para
Enca “ka rënë në dashuri”, ja kush është fatlumi (FOTO)

Enca “ka rënë në dashuri”, ja kush është fatlumi (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Një ditë pas dhunës barbare/ Reagon Elton Tozaj: Një mesazh për ata që tentuan të më mbyllin gojën!
Aktualitet

Një ditë pas dhunës barbare/ Reagon Elton Tozaj: Një mesazh për ata që tentuan të më mbyllin gojën!

11:05 - 06/11/26

Gazetari Elton Tozaj ka reaguar një ditë pasi u dhunua fizikisht nga persona ende të paidentifikuar publikisht. Përmes një postimi...

Lexo më shumë
Krerët e SPAK, KLP, KLGJ dhe ILD i kërkojnë Kuvendit ndryshimin e 7 ligjeve bazë të gjyqësorit

Raporti i KE-së/ Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: Të ndalen presionet politike dhe ndërhyrjet në drejtësi!

10:52 - 06/11/26
Ardit Gjebrea paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion

Ardit Gjebrea paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion

10:40 - 06/11/26
Ambasadori Wendt prezanton axhendën amerikane në Shqipëri: Tri prioritetet për Tiranën

Ambasadori Wendt prezanton axhendën amerikane në Shqipëri: Tri prioritetet për Tiranën

10:23 - 06/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

09:56 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com